• |
ide | kryesore

Video/ Dinamo shkëputet në vendin e katërt: Denison e Kaçorri fundosin Erzenin e kërcënojnë Partizanin

Sport, Video
Dinamo



Dinamo i përgjigjet pas 24 orësh Tiranës, duke u rikthyer me fitore në vendin e katërt, tashmë +3 ndaj bardhebluve. Nëndetësja mposht 2-0 Erzenin në javën e 31 të Superiores dhe konfirmon ambicjet për titullin. Denison e Kaçorri likudiojnë shijakasit, duke kërcënuar tashmë edhe vendin e tretë të Partizanit, vetëm 3 pikë larg.

Lexo më tej: Video/ Montenegro ligjëron vendin e parë me dygolësh: Egnatia thyen Partizanin e tregon ‘muskujt’

Fitorja e tretë në katër javët e fundit (barazim) për Dinamon, që mban në distancë Tiranën në garën për vendin e katërt. Mehmeti kërkonte fitoren, përballë një skuadre që luan për mbijetesë. Një provë shumë e rëndësishme, edhe difensive, për nëndetësen, që nuk i lejuan shijakasve të rrezikonin portën e Salit, pothuaj asnjëherë. Në anën tjetër, Denison goditi në rastin e parë të paraqitur 19′, duke kaluar në avantazh kryeqytetasit.

Video/ Goli i Denison

Goditja rëndoi këmbët e shijakasve, që u futën në kaos dhe pavarësisht dëshirës nuk u treguan të rrezikshëm. Kahrimanovic dhe Zeka nuk impenjuan Salin, ndërsa Dinamo administroi mirë lojën dhe priti momentin në pjesën e dytë për të mbyllur ndeshjen. E bëri me golin e sulmuesit Kaçorri, që shfrytëzoi një gabim të prapavijës së Erzenit, pikërisht në momentin e tyre më të mirë.

Video/ Goli i Kaçorrit

Kështu, Dinamo kthehet në vendin e katërt, +3 nga Tirana. Situatë delikate e Erzenit, i parafundit, dhe -6 nga zona playout.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *