• |
ide | kryesore

Partizani/ Xhuljano Skuka vishet i kuq, nesër në Antalia: 6 muaj për të rifituar Metz

Sport
Xhuljano



Xhuljano Skuka do të riveshë edhe njëherë fanellën e Partizanit, klub nga i cili u largua në janarin e viti të kaluar. Sulmuesi do të bashkohet me Partizanin në Antalia, ku pritet të mbërrijë të shtunën. Orges Shehi mund të jetë i kënaqur për dhuratën e parë të vitit nga klubi: një goleador është gjithnjë i mirëpritur në skuadër, për më tepër që të gjithë sulmuesit e të kuqve nuk kanë kaluar dot në dopio shifra në gjysmën e parë të sezonit.

I ardhur nga Dinamo, me fanellën e kuqe Xhuljano la shenjë me gola të rëndësishëm, që e bënë atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit. 25 vjeçari firmosi me Metz për 1.4 milionë euro, por nuk gjeti hapësirat e shpresuara në klubin francez e madje edhe huazimi në kampionatin slloven me Maribor nuk shkoi si duhet. 13 performanca në total, të shënjuara me vetëm një gol e një asist.

Lexo më tej“Rikthehem me dëshirë”: Skuka i hapur për huazimin, Partizani mohon interesimin

Në këtë pikë, Skuka kërkonte minuta, sepse u bë pothuaj një vit që nuk luante me vazhdimësi, e Partizani kërkonte një goleador: situate perfekte që bashkëpunimi të rikthehej. Xhuljano është akorduar me Partizanin deri në fund të sezonit, praktikisht një huazim 6 mujor. Sulmuesi ishte në Dibër për festat e fundvitit dhe u kthye te Metz në datën 3 janar, vetëm për të pranuar rikthimin te të kuqtë. Francezët shpresojnë që lojtari të rigjejë formën sportive për tu rikthyer ai që i bindi të bënin investimin e fortë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *