• |
ide | kryesore

“Rikthehem me dëshirë”: Skuka i hapur për huazimin, Partizani mohon interesimin

Sport, Video
Skuka



Xhuljano Skuka është një nga ata lojtarë që te Partizani kanë bërë histori. Jo vetëm me performanca të rëndësishme e shumë gola të shënuar, por edhe sepse ai është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit. Vetëm se 25 vjeçari që firmosi me Metz, në janarin e vitit që sapo lamë pas, për 1.4 milionë euro nuk po gjen hapësira në klubin francez.

Edhe huazimi në kampionatin slloven me Maribor nuk shkoi si duhet. 13 performanca në total, të shënjuara me vetëm një gol e një asist. E tani Skuka kërkon minuta, sepse u bë pothuaj një vit që nuk luan me vazhdimësi.

Në shtëpi në Dibër për festat e fundvitit, sulmuesi do ti bashkohet Metz në datën 3 janar, por ka konfirmuar vullnetin e tij për një huazim të mundshëm te Partizani, qoftë edhe për 6 muaj. Një hapje e rëndësishme e një sulmuesi që kërkon të rifitojë formën sportive për tu rikthyer ai që bindi Metz të bënte investimin e fortë.

Lexo më tejMba dëmtohet sërisht, Partizani e nxjerr në merkato: nigeriani ka munguar në gjysmën e ndeshjeve

Partizani nga ana tjetër ka mohuar qetësisht të gjitha aludimet mediatike për rikthimin e sulmuesit, por fakt është që një goleador Orges Shehit i duhet, me të gjithë sulmuesit që nuk kanë kaluar dot në dopio shifra. Ashtu si edhe disponibiliteti i Skukës për tu riveshur i kuq. E zakonisht, kur të dy këto kritere ekzistojnë, operacioni përfundon me sukses. Kështu që këto ditë të para të janarit do të jenë vendimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *