• |
ide | kryesore

Investigimi për pasuritë e Saimir Tahirit/ Ndërtim, turizëm mjeksor dhe qendra estetike

Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga Edmond Hoxhaj/ ‘Eagle Residence’ është një projekt ndërtimi me njësi tregtare dhe apartamente në rrugën Tahir Kadare, pranë ish-sheshit ‘Shqiponja’ në Tiranë. Ky projekt nuk dallon në mënyrë të veçantë nga pallatet që po mbijnë në dy krahët e rrugës hyrëse të kryeqytetit, përveç faktit se është në pronësi të familjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Investimet e familjes Tahiri kanë tërhequr vëmendjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. BIRN ka mësuar se kjo e fundit ka filluar prej disa muajve një verifikim të gjithë pasurive të Tahirit, familjarëve dhe personave të lidhur me të për të konkluduar lidhur me ligjshmërinë e burimit të krijimit të tyre apo nëse ka fshehje pasurie.

Megjithatë, Tahiri insiston se sipërmarrjet e bashkëshortes janë transparente dhe ato janë mbështetur në prona të trashëguara nga prindërit dhe kredimarrje nga banka.

“Trualli ku po zhvillohet ndërtimi, është truall i trashëguar brez pas brezi i familjes së gruas time,” tha Tahiri në një përgjigje me shkrim për BIRN, ndërsa shtoi se vjehrri i tij kishte lindur në tokën ku po ndërtohej pallati.

Ai theksoi se prona ishte shtetëzuar gjatë periudhës së regjimit komunist dhe ishte kthyer gjatë viteve 1990′ familjes së bashkëshortes – kohë nga e cila është shfrytëzuar për biznese shërbimi nga kunati.

“Gjatë komunizmit toka u shtetëzua dhe u rimor permes ligjit pas vitit 90,” tha ai. “Që nga ajo kohë, kjo pronë është shfrytëzuar për biznesin e kunatit tim për më shumë se 20 vjet – dy restorante dhe bar, dhe gjithashtu e shfrytëzuar për biznese të tjera të familjes së bashkëshortes,” theksoi Tahiri.

Në lidhjet me hetimet e SPAK, ish-ministri i Brendshëm theksoi se nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare por u shpreh i gatshëm “për të dhënë sqarime kur të jetë e nevojshme.”

SPAK nuk dha informacion deri në publikimin e këtij shkrimi, nëse është regjistruar hetim pasuror ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe familjarëve të tij.

Kompani të suksesshme

Saimir Tahiri, me një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste, i emëruar si ministrër i Brendshëm në qeverinë ‘Rama 1′, u dënua me 3 vjet e 4 muaj për “shpërdorim detyre” pas një procesi të gjatë, ku u akuzua nga prokuroria për trafik të narkotikëve dhe grup i strukturuar kriminal.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit në shkurt të vitit 2022, ai u shoqërua për në ambjentet e paraburgimit të burgut ‘313′ dhe në vijim në burgun e Fierit.

Pasi kreu rreth 16 muaj vuajtje dënimi, Tahiri u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares së Elbasanit Matlida Fetahu, e cila pranoi kërkesën e tij për zëvendësimin e dënimit me burg, në “qëndrim në shtëpi”.

Kërkesa për lirimin e Tahirit u bazua në ekspertiza mjeko-ligjore në të cilat parashtrohej gjendja shëndetësore e tij dhe e bashkëshortes.

Avokati i tij, Maksim Haxhia pretendoi atëherë se Tahiri nuk mund të qëndronte më në qeli dhe se duhej të kujdesej për fëmijët në një situatë kur bashkëshortja ishte e sëmurë – kërkime që u gjetën të drejta nga gjyqtarja Fetahu.

Megjithatë, investimet e bashkëshortes së Tahirit gjatë viteve të fundit duket se tregojnë se ajo ka qenë mjaft aktive dhe e suksesshme në biznes.

Në deklaratat e interesave private të dorëzuara në Inspektoriatin e Deklaraimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikiti të Interesit, ILDKPKI nga viti 2010 deri në vitin 2018, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron një pasuri familjare me vlerë 23.2 milionë lekë, e cila përbëhej nga pasuri të patundshme me vlerë 12.3 milionë lekë, likuiditete bankare prej 9.3 milionë lekë dhe kursime në ‘cash’ prej 1.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kanë qenë në masën 28.6 milionë lekë, nga të cilat 51% kanë si burim pagën e ish-ministrit Tahiri dhe rreth 48% pagën e bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Pas largimit nga puna të ish-ministrit për shkak të procesit penal, bashkëshortja e tij ka regjistruar një seri kompanish me aktivitet në fusha të ndryshme, të cilat sipas bilanceve të dorëzuara në Qendrën Kombëtarë të Biznesit kanë rezultuar të sukseshme.

Afro një muaj para se Saimir Tahiri të hiqte dorë nga imuniteti për t’i lënë rrugë caktimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, më 4 prill të vitit 2018, bashkëshortja e tij, Fatlinda Tahiri kishte themeluar si ortake e vetme me një kapital prej 100 mijë lekësh shoqërinë Health Tourism Albania, HTC, me objekt veprimtarie “shërbime në fushën e mjekësisë dhe shëndetit për vendas dhe të huaj. Shërbime në specialitete të ndryshme mjekësore, vizita, konsulta, kontrolle mjekësore, ekzaminime etj.”.

Ndërkohë që Tahiri përballej me procesin penal, kompania HTC në pronësi të bashkëshortes së tij, ka blerë më 5 maj 2020 shoqërinë Constech group sh.p.k. për vlerën e kapitalit që kishte në atë kohë, në shumën 100 mijë lekë. Constech Group operon në fushën e ndërtimit.

Në vijim kompania ‘mëmë’ e krijuar nga bashkëshorjta e Tahirit në vitin 2018, ka investuar sërish duke themeluar më 16 qershor të vitit 2021 Lavender Clinic, me objekt shërbime mjekësore dhe estetike.

Më 7 dhjetor 2023, HTC me përfaqësuese Fatlinda Tahirin, në cilësinë e një prej tre ortakëve me 30% të kuotave, ka nënshkruar themelimin e shoqërisë ‘Albania Luxury Ferries’ sh.p.k., me kapital 1 milion lekë dhe me aktivitet transportin detar të udhëtarëve, si dhe agjenci turistike.

“Bashkëshortja ka nisur biznesin si agjensi për turizmin shëndetësor – aktivitet konsulence, e më pas, përmes nje kredie bleu për nje vlerë rreth 30 mijë euro një biznes estetike (Lavender Clinic) në vitin 2019, në një ambjent që edhe sot është me qera,” tha Tahiri. “Që nga blerja e deri me sot biznesi është rritur,” shtoi ai.

Ndërsa për kompaninë Albania Luxury Ferries, Tahiri theksoi se ai ishte një projekt i ri dhe “ka thuajse dy javë që është krijuar, dhe me asnjë ditë aktivitet.”

Kredi për investime

Më 17 tetor 2022, kompania Constech Group reklamoi në faqen e saj në rrjetin social Facebook, fillimin e punimeve për ndërtimin e ‘Eagle Residence’.

Sipas tabelës informuese për projektin të vendosur në rrethimin e kantierit, leja e ndërtimit është miratuar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj më 1 nëntor 2021 dhe ka një afat prej 60 muajsh ose pesë vjet.

Trualli që po zhvillohet ka një sipërfaqe prej 4740 m2, ndërkohë që strukturat që po ndërtohen zënë 1888 m2. Një prej godinave është përcaktuar të jetë me 7 kate, ndërsa tjetra 4 kate.

Në tabelë shënohet se trualli i përket bashkëshortes së Saimir Tahirit, Fatlinda Tahirit dhe babait të saj, Burhan Berishës, në cilësinë e përfaqësuesit të familjes bujqësore.

‘Investim i zgjuar’, shkruhet në tabelat informuese të vendosura përreth kantierit dhe shënohet se në Eagle Residence – që reklamohet si një pol i ri i Tiranës vetëm 3.3 kilometra nga qendra, do të ofrohen shërbime shëndetësore, si dhe do të ketë bare, restorante, apartamente e dyqane.

Aktualisht, në faqe online të njoftimeve shfaqen apartamente të nxjerra në shitje nga kjo kompani me çmim deri në rreth 1000 euro për m2.

Sipas pasqyrave financiare shoqëria “Constech Group” ka një vlerë asetesh rreth 2.5 milionë euro. Investimi është financiar nga një kredi bankare rreth 700 mijë euro nga Raifeissen Bank.

“Kompania Constech është e lidhur vetëm me ndërtimin në rrugën 29 Nëntori,” tha Tahiri. “Ky ndërtim është zhvilluar ekskluzivisht përmes kredisë,” theksoi ai.

Kredia nga Raifeissen nuk është i vetmi borxh që ka marrë familja Tahiri. Ish-ministri pranoi së bashkëshortja ka marrë edhe një hua prej 80 mijë euro nga biznesmeni Julian Morina, ndonëse është e paqartë se për çfarë është përdorur.

“I ka dhënë borxh 80.000 euro, me kontratë noteriale dhe me transfertë bankare,” tha Tahiri, ndërsa shtoi se borxhi është kthyer në po të njëjtën mënyrë. “Rrethana më transparente nuk mund të ketë,” përfundoi ai./BIRN



22 Comments

    1. Ky eshte shperblimi i Rames per burgun dhe heshtjen e Tahirit.Eshte dhe paraja qe fitonte i ati me ilacet kontrabande te vjedhura ne spitalet italiane. Race e felliqur!.

  1. Po keshtu po ndertojne gjithe rilindasit, ne emer te grave, partnereve, kuneterve, etj.
    Pse nuk e ndjek SPAK dhe kete rast si rastin e Jamarber Malltezit dhe Berishes?

  2. Arben Ahmetaj po tenton të marrë azil politik dhe avokatët e kanë këshilluar që për këtë nevojiten akuza dhe përplasje publike.

    Por, çfarë pritet nga kjo intervistë?

    “Gjate intervistës me gazetarin Peka do të kemi dhe momente trishtuese pasi Ahmetaj do të përlotet disa herë si një njeri që po përndiqet padrejtësisht nga politika, drejtësia dhe biznesmenë.shikoni gallate me Qimin e pekes ditet qe hante fara luledielli te selia e PD deri diten kur filloje si gazeKari me klluf qe ka ne qarkullim sot

  3. Turpi i drejtesise se re dhe ambasades USA ne Tirane qe nje minister qe mbushi vendin me droge e priti Obama dhe qe ne fund beri vetem 16 muaj burg. Kjo eshte ajo qe priten shqipetaret.

    Bizneset e tyre vazhdojne diku me gjakun e droges e diku me eurot e vjedhuar popullit si Beqaj e Ahmetaj e shume te tjere.

    Burg keshtu ben kushdo bile me qef.

    1. Denoncimi: Zhvati naftën me ndihmën e oligarkut rus, Albana Vokshi aksionere te kulla 100-katëshe! Ja përse e mbron me luftë Berishën

  4. Rilindasit jane te zot. Te tjerat jane llafe. Nuk ka rendesi se si e qysh, qellimi justifikon mjetin.

    Ne paguajme taksa qe ata te jetojne ne luks per sot e per brezat e tyre pasardhes, ne per nje

    kortec pulash na futin ne burg, ata me parate tona ndertojne lkulla, holete e resorte, ne na i

    prishin shtepite qe ata te ndetojne pallate ku ne te strehohemi me parate e marra ne bankat e tyre

    etj, etj, etj etj. Po ne cfare beme, sfare po bejme tek shohim si ata po rrenojne jetet, tona, te sotmen

    e te ardhmen tone, se si ata jane bere padronet tane dhe kufizojne lirite e te drejtat tona , se si

    ashtuu si vjedhin pushtetin, vjedhin edhe parate e pronen publike. Ne beme e po bejme nje m…t

    te madh. Prandaj mire te naq behet. Popujt e perendimit jane aty ku jane sot sepse i kane fituar

    te drejtat dhe edemoktacine me lufte, me revolucione, me prerje te kokave te mbreterve por edhe

    me bijte e revolucioneve kur e kane tejkaluar masen.

  5. Domethene Fatlinda ishte e semure dhe nuk kujdesej dot perfemijet, por mund te kujdesej per bizneset. Cuditerisht ketu nuk permendet edhe njetjeter,Ferma 100, qe gjitheTirana e di se e ka Saje qorri.Gjithsesi mos u beni zili, ka edhe zot atje lart, ju siguroj qe ai ka sy per Sajen dhe gjithe sorollopin e ketyre

  6. Kujtojmë që shumë biznesmenë dhe oligarkë që marrin para, koncensione dhe prona publike, paguajnë me fatura mujore televizionin e Familjes Berisha.

    Tan Dulaku, Bashkim Ulaj, Gentian Sula, Devollët, Salillari etj janë vetëm disa nga financuesit. Të tjerë që bezdisen nga lakimi që u bën Berisha në ballkon, duhet të paguajnë që të mos përmenden më.

    Prej dy vitesh, Syrin e Familjes Berisha besohet se e financon edhe Arben Ahmetaj, me paratë që ka mbledhur nga aferat me pasuritë publike.

    Ka informacione që tek Shkëlzeni paguajnë tarifa të mëdha mujore edhe disa ministra dhe drejtorë të pushtetit, të cilët Berisha nuk i përmend kurrë.Ja shiko si i zhvat pasurine Qimi i salihut bizneseve.

  7. Ky, i fundit qenka DYLAKU, i sektit, por si ky ka shume ne qelbesirllekun e kelysheve, por, nejse, kjo eshte propagand, felliqesira tyre .Saje Qorri ka qene, eshte e mbetet banditi i shumezimit droges ne vend, e hapesi i portave per te mbytur Europen, per kete eshte thene e provuar.Alibite e rritjes pasurore nga gruaja gjjoja,jane mashtrime, te kurdisura,por fatkeqesisht te pranuara nga kjo drejtesi e felliqur.Akrobacite, manovrat e gjoja te shoqes ne shit blerie kompani fantazmash jane vete te qorrit, qe vvetem e vetem te pastroi parate e droges e korrupsionit Ku qenka kaq menderisht, fizikisht, e kapitalist e shoqia qe drejtoka, administroka te tera keto biznese, kur ne gjykate paraqet raporte te shendetit, e sistemit nervor te crregullt, qe si, e si per te lehtesuar krimbin e droges, e organet qe e kerkuan, zbatuan lirimin, nuk bene kontroll mashtrimin juridiksional.Eshte e vertete qe horrat e rilindjes se qelbur, bashkepunojne ne vjedhje korrupsio, se tek ne, ska drejtesi,qe i denon.

  8. Fjale fjale eeeeeeeeeeeeeee por asnje dokumunt nuk del as nga beni dixhital i salihut dhe kjo olaaaaaaaaaaa qe ka perfituar goxha para nga beni dixhital i salihut, Benisherbim i fundit ne prag te ngordhjes se serbit salih.Trego Beni dixhitali i salihut sa miliona euro i paguan syrit tv

  9. Por, për të gjitha pretendimet e tij, nuk paraqiti asnjë fakt.

    Vetëm fjalë.

    Fjalë që i kemi dëgjuar edhe para se t’i thoshte Arben Ahmetaj.

    Se i thotë përdita nga ballkoni Sali Berisha.

    Nga Ahmetaj pritej të fliste me letra në dorë, je me aludime.Vazhdoni dhe shpellkare cecene maloke skiftera pushta skutha te salihut,por beni dixhital i salihut nuk tregoje asnje dokument qe ky popull te mendoje,por si Qimi dhe Beni dixhital i salihut fjaleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  10. Na vdiqem,kaq kredi andejkaq jredi ketej.Nderto apartamente nga Dhermiu miqte e Saimir Tahirit.Kujt po ja hudhin.Ca njerez injorante.O zot cfar korupsipni.Mos I hengshin familiarisht.

  11. Ne policies kini akoma shoqerine e ngushte te Saimir Tahirit,veshtroini,veshtroni mire. Zoti do tu marri hak.larg ketyre njerezve se po ham ndonje plumb kokes kudo qe jane.

  12. një intervistë të gjatë në televizionin SyriTV. Pa ofruar fakte apo prova të reja, por kryesisht bazuar në interpretime, ai foli për një prapavijë politike në veprimet e Prokurorisë së Posaçme, e cila sipas tij ka ngritur një çështje mbi supozime. Për herë të parë pranoi miqësinë e ngushtë me Mirel Mërtirin

  13. Sajmo eshte i fajshem. Ama vetem familja kancerogjene non-grata jane te virgjer.

    LAPSI= ORGAN I FAMILJES NON-GRATA.

  14. Nuk shoh tek ky shkrim akuza konkrete korrupsioni. Me shume duket nje mendesi e tipit komunist qe je fajtor nese ke sukses ne biznes. Biznezmenet marrin kredi e kjo quhet sipermarrje sepse ne biznes ke edhe risk qe mund t’i humbesh keto lek. Po edhe mund te fitosh. Po qe te besh biznes estetik e shendetesor si qindra te tjere ne vend nuk shoh ku lidhet ky fitim me pozicionin zyrtar te Tahirit. Madje nese ka dokumenta qe per kete ndertimin ka nje truall ne pronesi te familjes se gruas se tij e nje kredi 700 mije euro e qe apartamentet shiten ne grope si te gjitha ne Tirane e kjo dihet qe rifinancon ndertimin e fitimin… ku eshte fajesia e nje gruaje biznesmene ne krahasim me shume biznesmene te tjere qe rrisin e zhvillojne bizneset e tyre? Te fajesosh dike per suksesin apo qe eshte e martuar me dike?! Ne ka fakte e prova per abuzime me leket e shtetit na i thoni. Te futen ne burg jam dakord, por nuk po lexoj gje per kete. Ky shkrim me shume i drejtohet paragjykimeve te turmes. Mbase te njejten gje po ben edhe Lapsi si biznes: nxjerr nje lajm me titull bombastik pa permbajtje per te shtuar klikime a reklama, pra thjesht biznes. Per kete ne emer te popullit jeni te arrestuar. Por nje ndryshim e ka ama, spekullime duke i hedhur jetet e njerez turmes mund te kene edhe me pak moral

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *