• |
ide | kryesore

“Arrestimi” i Berishës jehonë në mediat e huaja: Rrezikon 4 deri 12 vite burg

Arkiva, Lajme, Të fundit
berishës



“Tymuese në parlament teksa ish-udhëheqësit të Shqipërisë iu hoq imuniteti”. Ky është titulli i prestigjiozes britanike, “The Guardian” për votimin e së enjtes në parlament ku u miratua kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Gazeta përmend tensionin në sallë dhe protestën e mbështetësve të opozitës jashtë tij.

“Sali Berisha, 79 vjeç, i cili dominoi politikën shqiptare në fillim të viteve 1990 si kryetar i shtetit dhe më pas si kryeministër konservator nga 2005 në 2013, tani përballet me arrestimin e mundshëm dhe nëse shpallet fajtor, me një dënim nga 4 deri në 12 vjet burg” – citon “The Guardian” që më pas citon edhe deklarata të Berishës.

“Jam më i fortë se kurrë”, tha Berisha teksa doli nga dhoma i rrethuar nga truproja. Ai ka mohuar prej kohësh të gjitha akuzat duke e hedhur poshtë hetimin si një gjueti shtrigash “thjesht politike” i nxitur nga rivali i tij, kryeministri aktual socialist, Edi Rama. “Ky vendim nuk do të arrijë qëllimin e tij për të shkatërruar opozitën; përkundrazi, do ta mobilizojë atë me moton: tani ose kurrë” – tha ai, ndërsa deputetët e Partisë së tij Demokratike të opozitës grumbulluan karriget dhe ndezën tymuese në sallë” – shkruan gazeta britanike e cila jep edhe detaje për procesin ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarber Malltezi.

“Agjencitë ndërkombëtare e renditin rregullisht Shqipërinë, si një nga vendet më të varfra në Evropë, si një nga më të korruptuarit në kontinent. Vitin e kaluar, Berishës iu ndalua hyrja në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar si i dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar dhe korrupsion.

SHBA e ka akuzuar Berishën për “keqpërdorim të fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike”, duke thënë se si kryeministër ai “e kishte përdorur pushtetin për përfitimin e tij” dhe për të “pasuruar” të afërmit dhe aleatët. Ai i ka mohuar akuzat” – citon “The Guardian”.

Lajmi ka bërë jehonë në të gjitha agjencitë ndërkombëtare si Reuters, Ansa, ABC News. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Si do të qe arrestimi i Berishës, nëse do ishim një vend i lirë



7 Comments

  1. Ai theksoi se “berishizmi” është një derivat i enverizmit në Shqipëri.

    “Berishizmi është një derivat i degraduar i enverizmit në Shqipëri. Është faza finale e enverizmit në Shqipëri, dhe i ka të gjitha tiparet e enverizmit, por vetëm se është një stad më i degraduar i enverizmit. Berishizmi është enverizmi i fundit në Shqipëri”Keshtu i behet jehone krimineleve te rrezikshem neper boten perendimore,e meriton serbi salih

  2. Shtypi euroian shpreh ngjarjen e denimin qe parashikoka ligji per shperdorim fondesh, e shpifjen korrupsio, po keta pse nuk investigojne se sa reale, apo te kurdisura jane po nga keto organe gjoja ligj zbatuese ne shkelie te ligjit.Kjo eshte nje shfaqie me qellime politike puro fare, eshte asimilimi e shkaterrimi i opozites nga bijte kodoshiane te qeverise e instrumenteve te saj.KyaSPAK, ne denoncimet e vjedhjeve qe jane bere keto 10 vjet, jane sa qe nga themelimi shtetit, nuk eshte vjedhur e abuzuar kaqe shume, keto me fakte e dokumenta te arshivuara me shuma e me emra, E cpo ben, apo si ka vepruar ku aSPAK, Heshtje, mcefje, mbulime e marveshje me banden shtetrore, e ndofta edhe me mafien, qe eshte perkrahesja, e mbajtja e saj me te ardhurat e droges.Per kete alibi ndaj Berishes, keta komplotues e veprues gjoja te ligjit, por jane abuzuesit ndaj tije, do thyejne hundet e tyre e faqija e zeze qe kane ndyer, drejtesine ku pati shpresa populli, por perfunduan ne kosheren qeverisese te partise sektit.

  3. Ne asnje gazet perendimore, nuk shkruhet per ndonje padrejtsi apo ndonje diktatur.
    Se non grates i zuri goja lesh.

  4. POPULL KAR QE NUK E KUPTON QE PAS BERISHES E KA RADHEN AI

    AGJENDA CITUTE SORROISTE DO TE SHKOJE PERPARA
    ME APO PA EDKAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *