• |
ide | kryesore

Milan shkarkon Montelën dhe thërret me urgjencë…

Arkiva, F1, Sport



Milan vendos të ndryshojë trajnerin. Corriere dello Sport shkruan se në vend të Vincenzo Montella vjen Paulo Sousa. Barazimi përballë Genoa mund t’i kushtojë shumë trajnerit të kuqezinjve të Milanos që ka bërë një nisje të keqe të sezonit pavarësisht blerjejve të bujshme në merkato. në renditje kanë vetëm 13 pikë me 4 fitore, 4 humbje dhe një barazim 0-0 përballë skuadrës së Juric. Problem për zëvendësimin e trajnerit është vetëm kalendari i ngjeshur pasi Milan luan të mërkurën në fushën e Chievo dhe të shtunën prej Juven në San Siro. Corriere dello Sport shkuar se para pak orësh Paulo Sousa, 47 vjeç ka ndërprerë kontratën me kanalin sportiv “Fox” pas një telefonate për tu kthyer në pankinë. Pasi ka luajtur me fanellën e Juve, Inter dhe Parma, tekniku portugez ka drejtuar në Itali për 2 sezone Fiorentinën ku në 95 ndeshje ai ka grumbulluar 43 fitore, 25 barazime dhe 27 humbje. ©lapsi.al

Image result for PAULO SOUSA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *