• |
ide | kryesore

Prokurorët e Krimeve të Rënda i kujtojnë prangat vetë Edi Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Mund të tingëllojë si një kërcënim i drejtpërdrejtë mesazhi i prokurorëve të Krimeve të Rënda, pas fjalimit të Edi Ramës në selinë e PS-së. Deklaratat ofenduese të Ramës ndaj prokurorëve, morën një përgjigje nervoze sapo mbaroi fjalimi në mbledhjen e socialistëve. Prokurorët e Krimeve të Rënda i kujtuan Ramës arrestimin e ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader. Jo për trafik droge, siç po flitet sot, por thjesht për një orë.
“Prokuroria për Krime të Rënda ka pasur kënaqësinë, disa kohë më parë, të dëgjojë përvojën e homologëve të saj në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e, më tej, me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi” shkruajnë prokurorët.
Në pak fjalë, Edi Ramës iu dha mesazhi, se pasi të lërë detyrën e kryeministrit, nuk është çudi të jetë nën hetim nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Dhe kjo do të jetë një kënaqësi për ta.© Lapsi.al

4 Comments

  1. ……..ne keto pisllece nuk ka rradhe: kush kapet e feshine lemen ……droge dhe vetem – krim dhe vetem krim ……na e varrosen vendin perfundimisht ……mallkuar qoft socializmi utopi injorantesh .

  2. pa e burgosur negjmijen,ruqin,aleksander mojsiun,fatos klosin,gjelil e ilir gjonin,fatmir xhafen,spartak brahon pra ter funderrinat e kazanit stalin enver nuk shpeton shqiperia.rama,vellau i tij,tahiri,balla,braqe,majlo,kodheli,dosha etj jan vetem krymba qe pastaj parazitet e tyre si shullazi,habilajt i komandojn.ruqi,xhafa spartak braho ne burg bie ter kazani.

  3. Mos ju ndani se kete do e denocoje e shoqja per rrahje pas nja dy ditesh. I ka dhene provat qe eshte debil. Ministrin me te suksesshem dhe me potent ja pergjuan….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu