• |
ide | kryesore

Alarmi amerikan: 117 pjesëtarë të ISIS-it janë kthyer në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Sipas një raportit të ri nga instituti hulumtues Soufan Center, me bazë në Shtetet e Bashkuara, 117 kosovarë pjesëtarë të të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) janë kthyer në Kosovë në dy vitet e fundit, gjersa ISIS vazhdon të humbë territor në Irak dhe Siri.

Sipas këtij raporti, 33 shtete kanë raportuar për kthimin e përkrahësve të ISIS-in në vendet e tyre, transmeton Express.

Të rikthyerit, shumica e të cilëve janë burgosur apo nuk shihen askund, do të vazhdojnë të përbëjnë sfidë për sigurinë edhe në vitet e ardhshme, thuhet në raport.

Nga 317 kosovarë sa i janë bashkuar ISIS-it, 138 mbesin ende në grupin terrorist, ndërsa 117 janë kthyer, sipas raportit.

ISIS e ka humbur shumicën e territorit që dikur e përbënte kalifatin që e shpalli në qershor të vitit 2014, duke i joshur mijëra xhihadsitë nga e gjithë bota.

Javën që shkoi, aleanca e mbështetur nga SHBA-ja e luftëtarëve arabë dhe sirianëve kurdë njoftoi se e mori kontrollin e plotë në Raqqa, kryeqytetin de fakto të xhihadistëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu