• |
ide | kryesore

“Nuk i kemi mirë punët me ata të shtetit”/ Krahu i djathtë i Habilajt që mund të lirohet

Arkiva, Lajme, Të fundit


Gjykata e Tiranës (ashtu si gjykata e Krimeve të Rënda 3 ditë më, parë) caktoi masën e sigurimit personal 20 ditë burg për Nezar Seitin i arrestuar si pjesë e grupit të Habilajve me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Prokurori kërkoi burg pa afat për 40-vjeçarin, por gjykata dha vetëm gjysmën e tyre. Gjatë kësaj kohe duhet të vijë nga Italia dosja dhe kërkesa e ekstradimit, në të kundër ai do të lirohet.
Po kush është Nezar Seiti?
Ai u ndalua javën e kaluar gjatë operacionit në Babicë ku u gjetën 4 ton kanabis, por nuk ka lidhje direkte me të. Emri i Nezar Seitit, renditet i katërti në listën e fletë-arresteve të prera nga gjykata e Katanias. Sipas dosjes në fjalë, 40-vjeçari ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Moisi Habilajt. Seiti takohej personalisht me porositësit e drogës.
Në dosjen me 416 faqe që lapsi.al disponon thuhet se janar 2017, agjentët e Guardia Di Finanza në Itali e kanë ndjekur në lagjen San Giovanni Galermo në Katania. Ai është parë duke marrë 50 mijë euro për një sasi droge të shkëmbyer. Sipas prokurorëve këto para u transportuan në Shqipëri, të fshehura në një ngarkesë me detergjentë.
Sërish në janar të këtij viti Nezar Seiti është regjistruar teksa flet në telefon me anëtarin tjetër të grupit, Meridian Sulaj, ku i thotë se bashkëpunimi me policinë nuk po shkon si më parë: “Nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”… e kam telefononin në shtëpi… dhe nuk na telefonojnë më ato të degës së brendshme, se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme,… kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit” – thuhet në përgjimet e prokurorisë së Katanias. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *