• |
ide | kryesore

Rama për vizitë zyrtare në Emirate. A do të kthehet nesër në Kuvend për Tahirin?

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me Kryeministrin, Lartësinë e Tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri.

Me interes nga të dyja vendet shihen investimet në fushën e turizmit dhe infrastrukturës, sidomos në portet detare.

Në takim u diskutua edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet. Nga ana e tij, Lartësia e Tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum falenderoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën, si dhe shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në vendin tonë.

Rama është shoqëruar nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati si dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu