• |
ide | kryesore

Berisha: Foton dhe emrin e dëshmitares së mbrojtur e nxorri Edvin Habilaj!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha akuzoi në parlament Edi Ramën si përsoni përgjegjës për identifikimin e dëshmitares së mbrojtur në procesin kundër Saimir Tahirit.

“Edvin Habilaj, pasi mori foton nga Bledi Habilaj shkoi në zyrën e Fatmir Xhafës dhe atje identifikuan personin, duke nxjerrë sekretin shtetëror” u shpreh Sali Berisha.

Denoncimin për nxjerrjen e sekretit shtetëror e bëri një ditë më parë gazetarja Klodiana Lala, sipas të cilës Bledi Çuçi fotografoi dosjen e tij me celular për ta shpërndarë më pas emrin e dëshmitares së mbrojtur në procesin kundër Habilajve.

Vetë socialistët thonë që materialet që paraqiti prokuroria në seancë nuk janë fare sekret shtetëror. Këtë e kanë shkruar edhe në raportin e Këshillit të Mandateve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *