• |
ide | kryesore

Zbulohet në Sukth magazina ku ‘ricikloheshin’ produktet ushqimore të skaduara

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një magazinë me produkte ushqimore të skaduara të cilat hidheshin në treg pasi u ndryshohej etiketa është zbuluar në Sukth të Durrësit.

Magazina e tipit stallë u zbulua gjatë inspektimit në Njësinë Administrative Sukth

“Në magazinë bëhej fallsifikimi i produkteve të ndryshme ushqimore. Këto produkte etiketoheshin me etiketa fallco” informon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Drejtori i AKU, Durrës, Sefer Sefa i cili ishte në magazinë për të verifikuar kushtet

“Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës do të zbatojë më rigrozitet ligjin dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj subjekteve të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në shkelje të dispozitave ligjore”

Ne si drejtori kemi për qëllim dhe detyrë vendosjen e bazave për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe popullates.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *