• |
ide | kryesore

Zyrtari i lartë amerikan flet për çështjen ‘Tahiri’: Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yeee në një intervistë për Zërin e Amerikës pas vizitës në Kosovës, është pyetur edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik droge.  Zyrtari amerikan ka dhënë këtë përgjigje.

Sinqerisht, nuk mund të flas dot mbi rastet individuale, por gjithsesi besojmë në disa parime. I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji.

Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Së dyti, ne mbështesim qeverinë, që jep shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin”

 



3 Comments

  1. Ja pra qe Rama ka te drejte qe ju quan Kazan,pasi titulli qe keni vene eshte dezinformacion dhe keqdashes se shume mire mund te shkruanit se SHBA-te mbeshtesin qeverine,e cila ka dhene shembullin,ashtu sic citon zv.ndihmes sekretari amerikan I shtetit…!!!

    1. O jetmir, ti mesa duket nuk di te lexosh. ai ka thene mbeshtesim qeverine QE JEP SHEMBULLIN. jo qe ka dhene shembullin o zoteri. dhe shembulli do ishte sikur qeveria te JEPTE SHEMBULLIN duke i hapur rrugen prokurorise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *