Dy prokurorë të dosjes ‘Tahiri’ pritet të shkojnë në Itali për takim me autoritetet italine, në mënyrë që të sigurojnë më shumë prova për ish-ministrin e Brendshëm, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për trafik droge dhe korrupsion.
Prokurorët shqiptarë do të takohen me përfaqësues të Antimafias italiane, të cilët kanë kryer përgjimet e grupit kriminal të Habilajve përgjatë 4 viteve të fundit.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Tahiri u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje.
© LAPSI.al