• |
ide | kryesore

Radarët/ Tjetër telash për Tahirin dhe Forcat e Armatosura

Arkiva, Kryesore, Lajme



Përgjimet e grupit Habilajve i kanë dhënë një prej goditjeve më të forta qeverisë shqiptare.

Ish –ministri i Brendshëm akuzohet për trafik dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, drejtues të lartë të policisë dyshohet si të implikuar në këtë aferë kriminale.

Por skandali, një prej më të rëndëve në historinë e Shqipërisë post-komuniste, është shtrirë edhe në dikastere të tjera, deri në institucionet që lidhen me sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton si pjesë të trafikut ndërkombëtar të kanabisit, nga Shqipëria në Itali e Greqi edhe funksionimin e radarëve të hapësirës detare.

Burime të prokurorisë e kanë konfirmuar këtë fakt për lapsi.al. Po hetohet nxjerrja e herëpashershme jashtë funksionit e disa radarëve nga nga viti 2015, kohë kur kultivimi dhe trafiku i kanabisit njohu pikun e tij.

Qindra plantacione u mbollën me drogë, disa pista ajrore u hapën nëpër zona të ndryshme nga narkotrafikantët për të lejuar ulje –ngritjen e avionëve të vegjël, me qindra skafe, gomone e anije peshkimi nisën të transportonin qindra tonelata marijuanë drejt brigjeve italiane.

A u përdorën në të vërtetë radarët në funksion të grupeve të krimit të organizuar të përfshirë në trafikun e drogës?

Anëtarët e bandës së “Habiljave” e pohojnë këtë në biseda të lirshme që kanë me njëri – tjetrin, pa qenë në dijeni se po përgjohen nga antimafia e Katanias, në Itali.

“Ai mori sepse është në sallë. Si i thuhet… Salla është në portin tjetër të qytetit.. Ai më shikon çdo gjë, edhe peshqit arrin të shikojë nga aty. Sepse ai është një mik i një mikut tonë…”

 Është Moisi Habilaj që flet për një zyrtar që punon në qendrën e radarëve. Ai i njofton për zonat e lira ku radarët nuk kapin. U tregon se nga duhet ta lëvizin peshkarexhën “Fatima”, që vetëm në një rrugë transportoi 1.5 ton hashash.

Prej vitit 2015 opozita e kishte denoncuar skandalin se radarët e një vendi anëtar të NATO –s nuk funksiononin, se në këtë mënyrë avionët sportivë që transportonin drogë nga Vlora apo Ishmi drejt Italisë, nuk kapeshin, se gomonet me tonelata me hashash nuk diktoheshin.

Në fillim të tetorit në media u publikua një letër e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtuar ministrit të Brendshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Çako ankohej se mosfunksionimi i radarëve po e bënte të pamundur kapjen e gomoneve me drogë.

Por a u lanë radarët jashtë funksionit qëllimisht, që të mos kapeshin trafikantët si Habilajt?

Ish –drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, një ndër shërbimet inteligjente avangardë në çështjet e sigurisë kombëtare, Ylli Zyla, thotë se krerët e Ministrisë së Brendshme dhe të Forcave të Armatosura janë të përfshirë në aferën e trafikut.

Unë e kam shprehur edhe në media që në Ministrinë e Mbrojtjes, as më shumë dhe as më pak, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të qëllimshme ka funksionuar një grup i strukturuar kriminal drejtuar nga vetë ish-ministrja Kodheli, ish-sekretari i Përgjithshëm Kraja, ish-shefi i shtabit Jeronim Bazo dhe disa gjeneralë dhe drejtorë të cilët janë totalisht të brendësi të këtij “trafiku droge dhe armatimi të organizuar shtetëror”. Në këtë megaaferë korruptive nuk janë përvetësuar vetëm paratë e shqiptarëve por është dëmtuar rendë siguria publike dhe ajo kombëtare, siguria NATO-s, dëmtimi i rëndë i imazhit të Shqipërisë i cili do jetë një pengesë serioze në integrimin në BE.

LSI po përgatitet për një komision parlamentar për këtë çështje. Luan Rama ka denoncuar disa herë se radarët nuk funksionojnë. Sipas tij, në dëm të sigurisë kombëtare është edhe fakti se një kompani private mbikqyr me kamera qendrat e radarëve.

Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme kanë nisur të lëvizin. Në krye të tyre nuk janë më Tahiri e Kodheli.

Olta Xhaçka paralajmëroi një inspektim të gjerë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

“Së bashku me Ministrin e Brendshëm, kolegun Fatmir Xhafa kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar në detaje situatën aktuale me vëzhgimin e hapësirës detare. Do të nxjerrim konkluzionet e nevojshme dhe përgjegjësitë e rastit”.

Ajo çfarë dihet deri tani është fakti se qindra rrugë me mjete lundruese të paligjshme e të ligjshme kanë lëvizur lirshëm në det, duke dërguar në Itali tonelata kanabis. Sasitë më të mëdha të kapura janë gjurmuar nga Guardia Di Finanza dhe policia shqiptare nuk ka pasur dijeni.

Radarët nuk kanë sinjalizuar pjesën më të madhe të trafikut në det. Dhe ky është një tjetër telash për ish -ministrin e Brendshëm. Hetimet për radarët janë pjesë e dosjes së tij. /Lapsi.al

 



7 Comments

  1. prandaj kodheli (e radarve) dhe ditmir bushati (i letrave me jashte), shkuan direkt ne zyre e saimirit, sapo u shkarkuar?!?!?!?!?…..

  2. Eskobari eksportonte 180 kg heroine ne dite ne Miami per 15 vjet rrjesht.Ai llogariste 61 milion dollare ne jave,mendoni JU se Radaret e Amerikes nuk punonin,ose CIA dhe FBI ishin nga shqiperia?Edhe atje ne burg futeshin ata qe shisnin banane dhe jo droge.Ne shqiperi edhe nqs punojne radaret ska energji, edhe nqs ka energji s’ka njeri ..terkuze dhe droga ben te veten.Parate i duan te gjithe .aq me tepr kur i merr pa u lodhur.

  3. Radaret ne Shqiperi FIKESHIN QELLIMISHT.
    Nuk ka rendesi shembujt me Eskobar ketu se edhe ne Afrike besoj, nuk ka pushtet aq te shkerdhyer sa te beshkpunoje aq hapur me Mafien e droges sa te Fike Radaret e vet per ti hapur rruge trasportit te droges.
    Nuk eshte ceshtje kalon apo jo droga. Ajo ka kaluar e kalon nga individe, dhe jo nga shteti si kjo Ripjellja e Rames.
    Por…ketu eshte fjala se ka nje Pusht-SHTET qe merret me trafik droge dhe paret i perdor per te ble vota, abstenim ne zgjedhje, diplomate te huaj, vila per Vllautinken, etj, pra Mafie ne pushtet pale me Habilajt ne terren.
    Skandali me Radaret eshte shume kuptimplote. Fikja e tyre eshte rast unikal qe nuk ka pushtet ne bote qe e merr persiper, pervec Pusht-shtetit te Ram gerrnetes.

  4. Dërr dërr dërr…bobo sa llafazane njerez . Ky artikull per faqe te zeze. Kam gjithe keto dite qe degjoj u fiken su fiken radaret. Po pse mo deficente, kaq kollaj fiken e ndizen sipas qejfit ato?? Po ckuptim do kishte. Fikja dhe ndezja patjeter le gjurme dhe kjo verifikohet kollaj , pse cfare jane radaret …oki toki per kalamaj???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *