• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Kush është shqiptari që masakroi ish-gruan me çekiç në Itali (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat italiane raportojnë se një shqiptar ka dhunuar barbarisht ish-bashkëshorten e tij me sende të forta. Ngjarja ndodhi në provincën e Macerata përballë një diskoteke të quajtur “Liolà”. Bëhet fjalë për muratorin shqiptar Besnik Habiraj, 55-vjeç i arrestuar tashmë nga policia. Në fillim ai e ka përplasur me makinë dhe më pas e ka goditur me një çekiç dhe me një çelës tresh që përdoret për automjetet. Ishin dëshmitarët ata që lajmëruan policinë. Gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ndaj ish-bashkëshortit të saj rëndon akuza e tentativës për vrasje. Sipas asaj që thotë policia, autori e ka pritur gruan jashtë diskotekës ku ajo frekuentonte një kurs kërcimi bashkë me disa shoqe të saj. Nga fillimi i shtatorit një gjykatës i kishte ndaluar Habirajt të afrohej pranë bashkëshortes, por duket se kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për ta ndalur aktin e rëndë.©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *