• |
ide | kryesore

Çfarë duhet të kontrolloni kur keni probleme me impotencën?

F1, Stil, Të fundit



Gjysma e meshkujve mes moshës 40 deri 70 vjet vuajnë nga ereksioni ose siç thuhet në gjuhën  epërditshme nga mos ngrefja. Shkaqet mund të jenë të shumta psikologjike dhe fizike. Impotenca mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor, si shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli i lartë apo diabeti. Ose mund të shkaktohet si pasojë e problemeve hormonale ose ndërhyrjeve kirurgjike.

Por për të parë se çfarë nuk shkon me ju në krevat fillimisht duhet të shikoni këto 3 gjëra:

Alkooli

Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit shkakton probleme me ereksionin. Alkooli është depresant në sistemin nervor qendror, i cili e zvogëlon qarkullimin e gjakut në penis. Prandaj, nëse jeni konsumues i alkoolit, të paktën kufizojeni sasinë që pini, sidomos kur keni ndermend të bëni seks.

Iliaçet

Universiteti Maryland ka identifikuar një numër medikamentesh të cilat mund të shkaktojnë probleme me ereksionin.

Këto medikamente përfshijnë medikamentet kundër shtypjes së lartë të gjakut, diuretikët, etj.

Edhe anti-depresivët mund të pengojnë në ereksion. Një studim ka zbuluar se 75 për qind e pacientëve me depresion përjetojnë reduktim në nivele të libidos.

Stresi

Problemet psikologjike si stresi rreth punës apo lidhjes mund të jenë një arsye tjetër se përse keni probleme. Sipas studimeve të ndryshme, nivelet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, i bllokojnë efektet e testosteronit.

Kjo mund të pengojë me libidon dhe të shkaktojë probleme me ngrefjen.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *