• |
ide | kryesore

Ministri i Brendshëm italian: Në Europë, Itali dhe Shqipëri nuk ka të paprekshëm!

Lajme, Të fundit



Në fjalën që mbajti para policëve dhe ambasadorëve në Tiranë, Ministri i Brendshëm i Italisë foli për të paprekshëm nga ligji, që sipas tij është një objektiv në Europë, Itali dhe në Shqipëri.
“Ne duhet të godasim organizatat e mëdha të trafiqeve të paprekshmit, sepse në Europë, Itali, Shqipëri, nuk ka të paprekshëm. Ky është një objektiv që do të punojmë së bashku” u shpreh Miniti, që vlerësoi punën me policinë shqiptare.
Në dosjen e përgjimeve që italianët po e përdorin kundër bandës së Habilajve, tregohen sesi banditët kishin bashkëpunim shumë të mirë me policinë dhe lidhje direkte me ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në disa raste, trafikantët tregonin sesi policët shqiptarë i ndihmonin të ngarkonin gomonet me drogë, ndërsa blinin dhurata për familjarët e Tahirit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *