• |
ide | kryesore

Flet Drejtori i Policisë së Elbasanit: Nuk i përmendëm patentat e Tahirit sepse…

Lajme, Të fundit



Drejtori i Policisë së Elbasanit Altin Qato doli për mediat për të sqaruar arrestimin e Orestës Sotës që po udhëtonte, veç 800 mijë eurove të pashoqëruara me faturë, edhe dy leje drejtimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Qato tha se policia nuk deklaroi gjetjen e 2 patentave, pasi kjo nuk përbente vepër penale, por vetëm shuma e parave që u gjet me shkelje për shkak të mungesës së faturës.
“Në makinën e Orest Sotës janë gjetur dy leje drejtimit të ish-ministrit Tahiri. Ne nuk e bëmë publike gjetjen e patentatve të ish-ministrit Tahiri, pasi nuk përbën vepër penale”, – deklaroi Qato.
Sipas Qatos materialet janë dërguar në Prokurori, dhe se policia nuk ka fshehur asgjë. Ai thotë se O.S. është arrestuar më datë 2 nëntor për fshehje të të ardhurave.
“Në mjetin e O.S. u gjetën para dhe patentat e Saimir Tahirit. Janë sekuestruar të gjitha provat materiale dhe janë dërguar menjëherë në Prokurori. Çdo veprim është bërë transparent. Për çdo gjë është vënë në dijeni prokurori i çështjes, ndërsa policia është tej mase e angazhuar për të bërë detyrat e veta. S’mund të nxjerrim të dhënat e sekretit hetimor. Gjithashtu po identifikojmë të gjitha problematikat në Elbasan,” – është shprehur Qato.



2 Comments

  1. Si nuk qenkan shkelje patentat o Altin. Personi ka deklaruar qe nuk e njihte pronarin e patentave dhe minimalisht quhet vjedhje. Probari i patentave eshte nen hetim nga Krimet e Renda dhe per ju nuk qenka shkelje. Ju ka rrotkarizuar Tahiri ju beri burra pa dinjitet qe gjoja snjihni ligjet

  2. nuk i permendet sepse ju me nuk jeni polic bashk me qakon.ju shenderroi rama ne mbjelles.korres,thares,paketues,trafikues .ju jeni kazani i vertet.fjala polic ne shipri i bie kanabis.qe nga kryeqelbi deri te pastruesja e qenefit komunist stalinist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *