• |
ide | kryesore

Krimet e Rënda i kërkojnë Prokurorisë së Elbasanit dosjen e Orest Sotës

Lajme, Të fundit


Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Prokurorisë së Elbasanit dorëzimin e dosjes së shtetasit Orest Sota, i kapur pak ditë më parë me 860 mijë euro para cash dhe dy leje drejtimi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Krimeve të Rënda, sipas të cilave në hetim është përfshirë edhe itinerari i kryer nga Sota, Tiranë-Rogozhinë-Elbasan.

Ndërkohë, nga verifikimet është konstatuar se shoferi i Sotës është gjetur në sediljet e mbrapme të makinës, ku ishin hedhur paratë, shkruan Top Channel.

Gjithashtu, një detaj tjetër i është bashkangjitur hetimit, adresa ku jeton Orest Sota, i cili një pronë e ka pranë Kodrës së Diellit në Tiranë, ku banon edhe Saimir Tahiri. Sota është shfaqur disa herë në kronikat televizive me Saimir Tahirin, kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm.


1 Comment

  1. Sotes prokuroret e Tropojes i kane futur patentat ne makine. Por kjo nuk e ndryshon faktin qe Mero Bazes i qihet gruaja me ke ti dale perpara. Cfare i ben bojaxhinjve… Mero e sheh me inat, ajo zbor ne krevat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *