• |
ide | kryesore

“Policia bëri detyrën” Xhafaj flet për kapjen e Orest Sotës me patentat e Tahirit

Lajme, Të fundit

Për arrestimin e Orest Sotës, Fatmir Xhafaj u pyet në komisionin e Sigurisë nga deputeti i PD-së, Flamur Noka. Xhafaj doli garant se policia bëri detyrën e saj, në përputhje me ligjin dhe i dorëzoi brenda një kohe të shkurtër në prokurori të gjitha materialet.
“Drejtori i qarkut Elbasan, e ka bërë të qartë rolin e policisë dhe kryerjen e detyrave nga ana e policisë në këtë çështje, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Nisur nga shqetësimet, përfshirë edhe ato të politikës, unë kam ngarkuar Shërbimet e Kontrollit të Brendshëm të hetojë për përgjegjsitë që kanë punonjësit e policisë. Ajo që dua të bëj me dije është fakti që gjithçka çfarë ka ndodhur është e regjistruar konform procedurave ligjore dhe i është paraqitur në kohë shumë të shkurtër Prokurorisë së rrethit Elbasan dhe pak orë më vonë çështja është filluar nga Prokuroria e Elbasanit dhe nga ai moment përgjegjës për atë është një institucion, prokuroria e Republikës dhe në rastin konkret Prokuroria Elbasan, apo Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ajo përcakon nëse ka, apo nuk ka vepër penale dhe nëse ka, apo nuk ka shkelje nga punonjësit e policisë. Unë nuk e kam këtë tagër që të tejkaloj komptencat e policisë dhe aq më tepër atë të Prokurorisë” u shpreh Xhafaj.
Pikëpyetjet që ngrihen në rastin e arrestimit të Orest Sotës është heshtja e policisë në lidhje me ndalimin. Lajmi u mbajt i fshehtë nga policia, që kishte gjetur dy patenta të Saimir Tahirit në makinën e Orest Sotës. Dyshimet janë se bashkë me të ishte edhe një person tjetër, që arriti të largohej dhe që nuk u kap nga policia.

9 Comments

    1. altin -4 miljon i iken policis ,dhe personi i dyt.policia kapi vetem shoferin rezerv pa patent,i vellau i tahirit iku tek shtepia e xhafes ose surrel aty ku e kan bazen.

  1. Te thote deputeti “do te te rrah”! Hajde halldup, hajde! Deputetet tane keshtu i shohin gjerat! Katundi i Sigurise…

  2. policia largoi 4 miljon dollar e la vetem pagesen qe u ka ber shoferave e ketij sot bastardit.pse policia nuk na thot se si iku ai tjetri ,kur e ka ber detyren.u be hekur e shkriu kurumi .

  3. Policia beri detyren pa favorizime .nese donte dhe se kish kap dhe as e kishin nxjere mediat.kshu qe un besoj se ka bere thjesht detyren e saj

  4. Pa shiko kush dlet njeher zoti noka qe as gjimanzin nuk ka mbaruar..Po ku di gje ti se cfare behet mo vlla..Nuk e di si te lene akoma deputet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu