• |
ide | kryesore

Femrat shqiptare mësyjnë drejt Dubait, çdo vit 7000 të rinj aplikojnë për në Lindjen e Mesme

Lajme, Të fundit



Endrra amerikane sigurisht është një mit për shqiptarët, por së fundmi është Lindja e Mesme e cila është kthyer në vendin e preferuar. Por jo për ndërtesat marramendëse, por për të gjetur një punë të mirëpaguar.

Sipas drejtuesve të agjencive ndërmjetësuse mes vendit tonë dhe kompanive të huaja numri i aplikantëve është gjithnjë në rritje, dhe jo në të njëjtin proporcion  me vendet që kërkohen. Zhvillimi i dy dekadave në Dubai ka bërë që sektorët e ndërtimit dhe të turizmit të ofrojnë hapsirat më të mëdha për punësim. Kërkesat më të larta janë për femrat.

Kontratat e punësimit përfshijnë në të shumtën e rasteve një periudhë dy vjecare, pa shkëputje. Në kuadër të zbatimit të kontratës, kompanitë mbajnë peng edhe pasaportat e punonjësve si një mënyrë detyruese për zbatimin e marrëveshjes./ Klan Plus



2 Comments

  1. enveri e rama,ruqi e xhafa,baba taku e gjelil ilir gjoni,sulo e ditmir bushati,hamit e ilir veqja ,fatos klosi e gjinushi po ju mbajn oeng ka 76 vite e nuk u merzitet e lere te te mbajn sheiket peng 2 vite.

  2. U mbajne peng pashaportat…domethene jane njelloj si te burgosur per dy vjet. Ec aty. Cuditerisht femra eehh.
    Vetem une po mendoj dicka jo te bukur apo edhe juve mendoni te njejten gje si une!?
    Ah moj te gjora..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *