• |
ide | kryesore

Një ditë para publikimit vidhet albumi i Taylor Swift “Reputation”

Paparazzi



Fati i keq po e ndjek kudo këngëtaren e famshme edhe pas përpjekjeve për kthyer dinjitetin e saj në industrinë muzikore ka ende njerëz që lëvizin çdo gurë të mundshëm për t’i bërë keq.
Persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin të gjitha këngët e albumit “Reputation” një ditë para se produksioni i artistes ta nxirrte atë në shitje në të gjithë botën.
Të gjithë kishin mundësi t’i shkarkonin falas këngët e saj duke i shkaktuar 27-vjeçares mijëra dollarë humbje. Edhe pse këngët e vjedhura u fshinë menjëherë nga interneti kjo ishte një disfatë për Swift.Taylor nuk e ka komentuar këtë ngjarje por fansat e saj të zjarrtë kanë postuar opinionet e tyre duke mbështetur këngëtaren e famshme. Ata kanë treguar se nuk do t’i kthenin kurrë kurrizin idhullit të tyre e se kurrë nuk do i shkarkonin falas këngët e saj të vjedhura.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *