• |
ide | kryesore

Tre doganierë të Kapshticës në pranga për kontrabandë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Në videon e siguruar nga Lapsi.al është momenti i arrestimit të doganierëve të Kapshticës që bashkëpunonin me disa persona për kontrabandën e veshjeve përkundrejt ryshfetit. 7 vetë janë arrestuar nga policia, nga të cilët 3 doganierë, 1 punonjës policie dhe 3 tregtarë. Dy të tjerë u shpallën në kërkim.


Të arrestuar janë:
– Flobenc Gaxho, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni në doganën Kapshticë;

– Fredi Blushi, 56 vjeç, me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë;

– Gentian Keco, 33 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll me detyrë doganier

– Sali Dervishi, 53 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, me detyrë punonjës policie, kontrollor në Kapshticë;

– Klodian Korçari, 42 vjeç, banues në Bulgarec, Korçë;

– Xhuliano Skënderasi, 34 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq;

– Gazmir Shkëmbi, 34 vjeç, banues në Dvoran, Korçë;

Ndërsa shtetasit G.A., 32 vjeç dhe S.Sh., 53 vjeç, u shpallën në kërkim.
Aksioni u zhvillua natën e kaluar, kur të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke transportuar në bashkëpunim 22 ngarkesa me veshje të ndryshme të dyshuara kontrabandë.
Të arrestuarit e sillnin sasinë e veshjeve deri në Kapshticë me një kamion, të cilin e parkonin në doganën greke dhe më pas brenda ditës kalonin 3-4 herë drejt tokës shqiptare mallrat, me mjete të tjera më të vogla transportuese. Mallrat janë futur kontrabandë nëpërmjet Degës Doganore Kapshticë pasi nuk kanë kryer praktikat doganore.



2 Comments

  1. pa e burgos,negjmijen,ruqin,fatmir xhafen,baba spartsk brahon,dashamir e alfred peza,aneta e edvin rama,gjelil e ilir gjonin,sasha gjinushin,namik dokle,fatos klosi,hajdaraga,sulo e ditmir bushatin,hamit e ilir beqen,ter qarqanet,balluket,kristaqet,hogja,etj krymba stalini shqiperia qenef ngalet siq ka qen.

  2. blushi me mbiemer.te kesh qen enverist e te jesh i paster,apo i llojit frrok,ndok,preng,mersila dod,mrika kodheli,artur bushia e din at xherxh fishta ,nikoll lesi,mark marku,dosh,,pjerdh e dhin ndreu, nuk ka mundesi.at xherxh fisht e shef qe vllezrit e tu jan ber pis me komunistet ,me ata qe te vran,ne fund dhe jozefina ju bashku, mesoje o at fishta se po keta qe u ben sot komunista babat e tyre ju kan rrezuar kisha.te paguardhe te dhunuar kan qen at ,atyre falja u.por jo ketyre te sotmeve qe vetem te paguar me drog jan,si nikooll lesi,mark marku,jozefina,etj mos te permendi frroket,ndoket,doshet,prengat,artur bushet etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *