• |
ide | kryesore

Shqiptari arratiset nga burgu, bllokohet lëvizja në aeroportin e Hamburgut

Lajme, Të fundit



Një shtetas i Shqipërisë, azilkërkues 22 vjeçar me status të refuzuar, ka ikur nga burgu për dëbim që ndodhet në Aeroportin e Hamburgut. Fillimisht ishte e paqartë se si ka pasur mundësi të shpërthente rrethimin me tela me gjemba të burgut, por ndërkohë është kuptuar se ai kishte ndihmën e një algjeriani 24 vjeçar, shkruan welt.de.

Policia thotë se ai e kishte përgatitur mirë arratisjen, transmeton albinfo.ch. Shtrati i tij në dhomën e burgut ishte maskuar ashtu që të dukej sikur ai ende ishte duke fjetur aty.

Kur u konstatua zhdukja e tij, përgjegjësit e burgut njoftuan autoritetetet e aeroportit, pasi që ekzistonte rreziku që ai të ikte përmes pistës së aeroportit. Kështu, rreth orës 20.15 është bllokuar qarkullimi i aeroplanave në mënyrë që të hulumtohej terreni. Në orën 21.35 ka përfunduar kërkimi në aeroport dhe ka vazhduar puna normale.

22 vjeçari ende vazhdon të jetë në kërkim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *