• |
ide | kryesore

Del nga burgu Dritan Demiraj, masakroi ish të dashurën italiane për xhelozi

Lajme, Të fundit



Dritan Demiraj, 31 vjeçari që do të lërë burgun nuk është i njëjti njeri që u arrestua për vrasjen e të dashurës dhe njeriut me të cilin ajo krijoi një marrëdhënie. Dritan Demiraj ka humbur kujtesën dhe sot i ngjan një fëmije të lumtur që do thjesht të jetojë ditën e tij, mësohet të ketë thënë avokati për mediat italiane. Pasojat e një sherri brenda në burg, kur një boksier romun e goditi për 15 minuta pa ndalim në kokë janë të pakthyeshme për shqiptarin e dënuar me burgim të përjetshëm.
Për këtë arsye, gjykata ka vendosur të anulojë dënimin me burg të shqiptarit që nuk mban mend asgjë nga jeta e tij e mëparshme.
Dritan Demiraj vrau ish të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi dhe 30- vjeçarin me te cilin vajza kishte krijuar nje lidhje te re, Silvio Mannina.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, ku Dritan Demiraj, i ndihmuar edhe nga e fejuara e tij, Monica Sanchi dhe daja Sadik Dine kanë kryer vrasje të dyfishtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *