• |
ide | kryesore

Pas valles greke, Bushatin e kërkojnë në parlament për bisedën me Kocias

Lajme, Të fundit



Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati do të raportojë për takimet me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias.
Kërkesa u bë nga deputetja e LSI, Klajda Gjosha në Komisionin për Politikë të Jashtë dhe është mbështetur edhe nga deputetja e PS, Mimi Kodheli. Nga negociatat nuk ka ende asnjë marrëveshje përfundimtare për disa nga çështjet që mbeten pezull mes dy vendeve. Pandeli Majko tha se takimi i Bushatit me Kotzias në Kretë krijoi një klimë miqësore, por nga çështjet që mbeten pezull mes dy vendeve nuk ka ende asnjë zgjidhje. Për disa ditë, qindra qytetarë shqiptarë që udhëtonin drejt Greqisë u bllokuan në kufi, në pikat doganore të Kapshticës dhe Kakavijës për arsye që nuk dihen. Kjo nuk e pengoi Ministrin tonë të Jashtëm të hidhte valle greke me disa nga bashkëkombasit e Kocias, në një nga takimet që kishin në Kretë.



1 Comment

  1. sa merak e kan derrat e stalinit te kercejn e kendojn me zervan,milosheviqin,nikoliqin e habilajt.naten ne prehetr ju ul bushati me falni ne banane,prap gabim ne kastravec grek mendova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *