• |
ide | kryesore

Alarm për bombë në Parlamentin norvegjez

Arkiva, Planet
parlamentin



Parlamenti i Norvegjisë mori një kërcënim për bombë sot dhe policia rriti sigurinë rreth ndërtesës, duke bllokuar rrugët përreth.

Pjesëmarrësve në seancat publike iu kërkua të largoheshin, ndërsa anëtarët e parlamentit vazhduan punën e tyre normalisht, duke përfshirë kohën e pyetjeve për ministrat, tha një zëdhënës i parlamentit.

Një zëdhënës i policisë tha: “Ne jemi në vend me disa patrulla për të siguruar Parlamentin dhe për të parandaluar çdo incident. Nuk kemi asnjë informacion deri më tani për ndonjë kërcënim ndaj palëve të treta.”

Policia e armatosur vendosi hekura metalikë për të bllokuar hyrjen në ndërtesë, e cila ndodhet në qendër të Oslos, ku masat e sigurisë janë zakonisht më të matura. Në Norvegji, oficerët e policisë zakonisht nuk mbajnë armë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *