• |
ide | kryesore

Vrasja e adoleshentit në Kukës, Gjykata lë në burg autorin e krimit

Lajme, Të fundit



17 vjeçari që vrau me thikë të riun në Kukës do të qëndrojë në qeli.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Shkodrës. Roland Matranxhi akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

I pandehuri ka deklaruar në gjykatë se nuk ka dashur të vrasë shtetasin Alkis Metallari, shkruan abcnews.

Ndërsa avokati mbrojtës, Anton Kosteri, është shprehur se Roland Matranxhi është sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga viktima dhe një person tjetër dhe se i dyshuari ka qënë duke mbrojtur veten. Krimi ndodhi me 10 nëntor në qendër të Kukësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *