Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin e Stabilizim Asocimit për Shqipërinë, i cili thotë se vendi ynë ka pasur rritje ekonomike, por theksi sidoqoftë vihej tek lufta kundër krimit të organizuar dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Sipas Ramës sot Shqipëria është në drejtimin e duhur.
“Reformat nuk janë shëtitje po rrugëtime të vështira. Të bësh shtet është e lehtë ta thuash, po duhen përpjekje të mëdha ta bësh. Por sot, kush thotë se nuk jemi në rrugën e duhur, ose nuk do të shohë ose gabimisht e ka menduar të lehtë këtë rrugë. Kënaqësi të ndaj me ju këndvështrimin e Bashkimit Europian mbi aktualitetin e përpjekjes sonë’, thotë Rama.
©LAPSI.al