• |
ide | kryesore

Gjykatësi i arrestuar Shkëlqim Miri kërkon lirimin në Apel

Lajme, Të fundit



Gjyqtari Shkëlqim Miri i arrestuar më 10 nëntor për korrupsion ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit Tiranë, gjykatës i së cilës ai ka qenë për shumë kohë. Miri i mohon akuzat e Prokurorisë ndaj tij, se ka marrë ryshfet 30 mijë euro në këmbim të një vendimi më të favorshëm ndaj Gentian Dodës i akuzuar për vrasje në vitin 1997.

Pas kontrollit në banesë, me legjen e Gjykatës, policia gjeti rreth 300 milionë lekë të vjetra. Për këtë shumë gjyqtari Miri ishte shprehur se ishin para të një mikut të tij që do të blente një pronë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër qenë kursime nga paga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *