• |
ide | kryesore

The Guardian: A është ky fundi i Gjermanisë së Merkel?

Kryesore, Lajme

Thuajse dy muaj pas zgjedjeve të përgjithshme në Gjermani, bisedimet ndërpartiake kishin për qëllim formimin e një koalicioni trepalësh, midis Kristian Demokratëve të Angela Merkelit, partisë Liberal Demokrate dhe partisë ekologjiste. Liberal Demokratët deklaruan se ishte e pamundur të arrihej një kompromis përsa i përket refugjatëve dhe çështjeve të mjedisit.


Tre skenare mund të ndodhin në Gjermani tani.


E para, Merkel mund të përpiqet të formojë një koalicion me Social Demokratët e opozitës, opsion i cili është përjashtuar në shtator nga kjo parti.

E dyta, kancelarja mund të formojë një qeveri pakice, me sa duket me vetëm një parti tjetër. Kjo do të ishte hera e parë që Gjermania e pasluftës do të kishte një qeveri pakice.

E treta, mund të thirren zgjedhje të reja.

Sipas The Guardian, ky është një moment i rëndësishëm për Gjermaninë, pasi secili prej këtyre skenarëve prodhon pasiguri të konsiderueshme politike në ekonominë më të madhe të kontinentit. Ndryshimet do të ndjehen jo vetëm në Gjermani. Është e sigurtë se qasja e Bashkimit Europian ndaj shumë çështjeve do të ndryshojë. Unioni mund të rindërtojë projektet për eurozonën, sigurinë, krizën e refugjatëve, ndërhyrjet e supozuara të Vladimir Putin, marrëdhëniet me Turqinë, krizën në Poloni e Hungari dhe çështjen Brexit. Të gjitha këto duan vëmendje, të cilën Gjermania e Merkel e influenconte vazhdimisht.

Më shumë se çdo gjë tjetër, kriza politike në Gjermani shënon rënien e ndikimit të brendshëm të Angela Merkel, pas 12 vitesh në pushtet. Kjo rënie e saj ndikohet nga disa faktorë, ku më signjifikanti është kriza e refugjatëve në 2015-tën, që tronditi lidershipin e saj. Lapsi.al shkruan se Merkel doli më dobët se kurrë në zgjedhjet e 24 shtatorit, me 33% të votave. Edhe pse CDU-ja e saj la partitë e tjera prapa, votuesit gjermanë i dhanë për herë të parë 6 partive të tjera karrige në Bundestag. Votuesit konservatorë ndikuan në ngritjen e partisë së ekstremit të djathtë, AFD. 13% të votave që ekstremistët e djathtë fituan, i siguruan atyre 94 vende në Bundestag.

Sipas The Guardian, zgjedhjet e reja, nëse zhvillohen, do të mund të shënonin edhe fundin e karrierës së gjatë politike të Angela Merkel. Ka spekulime se CDU-ja e Merkel mund të kërkojë zëvendësimin e saj si kryetare. Edhe nëse kjo gjë ndodh, është shumë e paqartë se kush mund të ishte kryetari i ri i CDU-së.

Bisedimet ndërpartiake në Gjermani u bënë më komplekse nga fakti se një koalicion tre-palësh nuk ishte tentuar më parë në nivel kombëtar. Liberalët e FDP-së, të cilët kishin qenë partnerët e vegjël të Merkel nga viti 2009 deri në vitin 2013, dëshironin të siguroheshin që këtë herë të mos e ‘shisnin’ veten lirë. Kryetari i tyre, Christian Lindner u largua të dielën nga bisedimet duke thënë: “Më mirë të mos qeverisësh sesa të qeverisësh keq”.

Ndërsa po kërkon për partner, Merkeli teorikisht ka mundësinë të kërkojë të zgjasë ‘koalicionin e madh’ me social demokratët. Por që ky skenar të realizohej, do të duhej që krerët e partive të bënin një kthesë 180 gradë nga premtimi i tyre në shtator, se SPD-ja do të qëndronte në opozitë. Kjo nuk duket fare e mundshme.

Skena politike e paparashikueshme gjermane do të thotë që BE-ja do të lodhet edhe më shumë që të adresojë çështjet e saj kyçe.

Në Francë, Emmanuel Macron nuk mund të jetë më i sigurt se do të mund të ndërtojë një ‘motor’ të fortë franko-gjerman me ndihmën e Angela Merkel për të nxitur reformat qeverisëse të eurozonës.

Edhe pse partitë kryesore gjermane janë shumë të fokusuara mbi negociatat e Brexit, pasiguria politike në vendin e tyre do t’i largojë vëmendjen nga tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar nga eurozona.

Politikat gjermane kanë qenë shpesh kontradiktore në Europë, por roli i Angela Merkel në gjetjen e zgjidhjeve, qoftë me Turqinë, migracionin, apo edhe me sanksionet ndaj Rusisë, ka qenë shpesh vendimtar. Dështimi i negociatave në Berlin mund të jetë fillimi i kohëve shumë të vështira për Europën.

Burimi The Guardian, përshtati LAPSI.AL

2 Comments

  1. Eshte fundi i nje politike. Merkel ka mbaruar politikisht me ate qe u quajt “Mikpritje” e tani quhet “Krize” te invazionit klandestin mbi Europe. Eshte e mbaruar, nje kufome politike qe se ardhmi do ta gjykoje rende historia per ate katrahure qe i solli Europes me ate cmendurine e saj per te ftuar ne Europe gjithe klandestinet e botes.

    1. nese duhet te japim nje mendim ,le te orientohemi nga dobia ,jo demi ,dihet qe krijimi gjithckaje ,prej krijuesit gjithesise ,eshte gjersi e malle si krijesa ,pa u futur ne sistemin funksional te tyre individual,apo kolektiv,ku per ta mesuar gjith kete dituri, neve nuk na mjafton koha pershkak te jetes se shkurte qe kemi sejcili,,kurse zoti gjithesise ,qe nga krijimi jetes ne toke koh pas kohe njerzimit i dergoj shpallje deri ne shpalljen permbyllese me kurane dhe synet,me te derguar te fundit muhamedin a,s ku na njoftoj me obligimet qe kemi si kalimtare ne kete etape te jetes nga krijuesi drejt krijuesit,ne librin e tije qartesoj shkurt dhe shpejt qe ne ti kuptojme gjerat sakte qe ne mendime pa shkuar tek fjala veprimi qe jane demi jone humbja jone ndeshkimi jone,kuptimi eshte i thjeshte sepse gjithcka e krijoj me shenj dallues ne cdo tre shkallet e zhvillimit vet marrim nje shembull te thjeshte nje mrekulli gjuhesore te studiuar ne menyre psikologjike dhe shkencore ,kemi dy kapituj ne islame hallalli harami ,hallall ne cdo gjuhe do thot e lejuar dhe haram e ndaluar keto jan ne gjuhen e shpalljes hyjnore arabe ,por keto fjale ne kuptimin e tyre jan te lillura organikisht unifikuar tek gjallesat ne tre shkallet e veprimit ,por po marr shembull njeriun ,kushdo qe mendon punet e ndaluara per ti vepruar,kur mendon krimin ndjehet i stresuar po te flas per veprime krimi tjeret e urrejne ,ja mbyllin gojen me fakte ,por nese thuhet fjala haram qe eshte emri i kapitullit te ndaluares qe eshte fjala haram ne fund te fjales haram goja mbetet e mbyllur,por edhe ne te vepruar posa mbaron veperimin krim tjeret te urrejn ndeshkojne,,jan dhe ligjet qe gjith i kemi pranuar per ndeshkim krimi,,po te studiohet hap pashapi lilljet e fjales me gjymtyret dhe rendimentin pun kan lillje unike, e kunderta ndolle me hallallin te lejuaren ,shikojeni se si e verteta flet vet pa nevojen e debatit deshmis apo deshmitarit mbasi sejcili pergjigjen shembullin e gjen tek vetja vet,pa kerkuar shum gjat per tu bindur kurse keto fjale po te studiohen sipas aspektit gjuhesore te gjitha kombeve nuk ka lillje unike kuptimi , ,un trajtova mrekullin gjuhesore te shpalljes hyjnore permes emrave te dy kapitujve ne kurane dhe synet por temat dhe gjersin e tyre ka miliona njerz ne mbare boten qe i studiojn panderprerje respektojne dhe pranojne praktikojne dhe prej tyre orientohen marrin dobi ku ajo dobi ndjehet ne cdo aspekt te jetes njerzore pavarsisht na sasia,,cfar ka ne perberje hallalli dhe cfar ka ne perbamje harami dhe hallalli ne vetvete,tek harami qendron cdo gje qe i malli zot e ka ndaluar si te demshme per njerzit jeten duke e trajtuar si mekat dhe te ndeshkueshem te urryer dhe jo triumfues,jo shperblim jo fitoretek harami qendron padrejtesia dhe cdo e keqe ne zhvillimin e vet ,kurse hallalli ka cdo gje qe zoti mallerishem e caktoj si te dobisheme per jeten dhe njerzit pershkohet nga drejtesia
      haku vlerat,ne te caktoj shperblim fitore dobi cdo te mire , e mira dhe e keqa dhe cdo gje eshte percaktimi dhe krijimi i zotit ,ku qellim te krijimit percaktoj allurimin e krijuesit ,po te analizojme qenien tone ,si njerez ne kemi ego te malle te pangopur sikur njerit ti japim token me pasurit e saje si mjofton ,lind pyetja po per kaq banor sa ka planeti nuk do mjaftonte as gjithesia,analizojme cilesit e te mires drejtesise [hallallit] dhe te keqes padrejtesise [haramit]ne drejtesia [hallalli ]ne te menduar folur dhe vepruar ,si cilesi ka vecori dalluese qofte ne teresi qofte ne vecanti ne detaje eshte e percaktuar vetem nga pastertia dobia ,ka qartesin gjallerin dhe shpresen sigurin dhe zgjilljen,drejtesin e ndien dhe don cdo gjallese sepse u krijuam me te e kunderta ndolle me padrejtesin ,drejtesin per veten e tyre e duan edhe ato qe padrejtesi u bejne tjereve ndonse nuk duan tu bejne dikush padrejtesi,krijuesi gjithesise per gjithcfar ka krijuar dhe folur ka llene garanci,dicka me thelle rreth muslimaneve ,musliman ne cdo gjuh po te perkthehet do thot bindje ,[ka kuptimin i bindur ne ligjet vullnetin e zotit,]islam paqe,shpallja hyjnore e edukon njeriun qe i bindet ligjeve te zotit ,me ndjenjen e te kuptuarit dhe vepruarit te dobive mbasi dobit [veprat e mira ] shperblehen dhe caku i njeriut qe i eshte bindur ligjeve te zotit[muslimani]eshte xhehneti shperblimi ne perjetesi ku kjo bote ne krahasim me perjetesin si kohe eshte sa cel e mbyll sy,ketu jemi kalimtare,sikur islami te ishte lejuar te ishte shvilluar ne gjeresin e vleres se vet so do kishit pare njerez ne rralle per te hulumtuar ne kerkim te ndonje dobie per te fituar shperblimin e zotit,po ne kete kuptim a mund te kishte mbetur problem mbi siperfaqen e tokes pa u zgjillur,sot padiskutim do kishim degjuar te kunderten e kesaje qe po degjohet sot vetem e mira dhe dobit ne zhvillimin cilesore dhe sa me me sinqeritet,,ullzimi zotit [drejtesia haku ]pastron shpirtrat dhe frenon egon ,kurse padrejtesia shkatrron shpirterat njerzore dhe fruen fuqizon egon,dalim ne te pergjilleshmen ,ne si banore te tokes ndollemi ne nje planet te perbashket,ku gjithcka perpara se te krijohej eshte paracaktuar,prej nje me te fuqishmi se ne qe quhet krijues ,dhe i perngjajme banoreve te nje hoteli qe dikush na vendosi sejcilin ne llomen e vetduke na treguar rregullin e hotelit ,po ne cfar po bejme te kunderten sejcili sipas deshires ,bukur ,le ti hellim nje veshtrim universit krijimit funksionit me pas te shohim ato qe kan suksese dietaret shkencetaret e gjitha fushave se si suksesin per te bere dicka funksionale te dobisheme ne dobine njerzore e arrine me drejtesi rregullull jo shkel e shko me deshire por vetem me rregull drejtesi mas ,dhe kan bere nxenesin te edukohet doktorin te sheroje te semurin inxhinjerin te ndertoje uren aroplanin te fluturoje e me rrall ,po si mundet gje masa rregulli drejtesia e cdo fushe shkencore suksesi ,dituria drejtesia e funksionit dhe normalitetit ekujlibrit dhe paqes te planifikohet dhe ullhiqet per te pasur sukses nga projekti i njerit apo tjetrit individ ,mbi baza interesi deshirash dhe tekash pa asnje llogari shkencore ligjore qe brenda ne procesin e zhvillimit ruan paqen ekujlibrat,zhvillimin domosdoshmerit burimet ul te keqen dhe zmallon te miren,po te lexohen analizohen me vemendje kjo analize dilet tek ajo kryesorja qe sejcili prej nesh ne levizjet e zhvillimit do te kete ato rezultate si rendiment cfar elementi fut ne zhvillim nese fut drejtesin ullzimin e zotit te drejten hakun ku askush nuk ndjehet i teper dhe i pavlere ku sejcilit i jepet mundesia per te llene dobit per te cilen u krijua dhe ku eshte natyraliteti i sukseseve dhe dobis mbasi keshtu u krijuam ku dobit dhe zgjilljet vine vetem nga drejtesia uniteti vlerat,dhe padiskutim ne terren do kemi rendimentin paqe qartesi unitet vlera siguri burim zgjilljesh garanci shpetim ne cdo pikpamje ,nese ne fusin ne zhvillim elementet qe i quajm interese ,e cial eshte padrejtesi per tjetrin ketu rendiment te punes do kemi antivleren gjith gjeresin qe padrejtesia sjell vetem negativitet ,pse ndoll kjo ,sepse krijimi ishte paracaktim i krijuesit ,dhe gjerat nuk fuksionojne sipas deshires por rregullit ,ne univers tek cdo gjallese ,e nese ne rregull bejme deshirat interesin ,pas cdo levizje qe bejme do ndeshemi gjat zhvillimit me nje mister ,qe vec zoti e din krijimin ,qe ne e quajm sfide qe gjithnje behet i paperballueshem per ne si njerez,,sepse ne nuk jemi krijues zgjilljesh jemi te krijuar kurse zgjilljet per problemet nevojat i arrime jo vetem por permes krijuesit dhe ne unitet,shihni sic ullzon zoti shihni si funksionon universi shihni domosdoshmerit jo deshirat,nga do te hulumtojme nese hulumtojme librat e shenjte dalim tek krijuesi nese hulumtojme krijesat perseri dalim tek krijuesi le te gjejme rrugen me te shkurter ,per kohen e jetes se shkurter dhe ate cfar na ndjen shpirti per vete dhe per tjeret tek libir zotit shpetimi ,yne ,mos te humbim kohe dhe fuqi,pa nevoje duke e bere te dobishemen te demeshme pa nevoje ,e bera ket koment thjesht mundesi e fjales se lire per kerkuesit shkencore ,por qe ky koment don plotesime te mella me fakte dhe arritje shkencore qe i perkasin cdo fjale qe permendet komenti nuk eshte i plote pa plotesimet e duhura mbetet ne cilesi mendimi dhe fjale e lire pa kritere kufizuese ndonse me mendim te mire dobin zgjilljet me respekt per kerkuesit e diturise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu