• |
ide | kryesore

PD nxjerr dokumentin: ‘Kurum’ nuk lejon transaksionet kesh, 863 000 eurot janë të Tahirit

Lajme, Të fundit

PD nuk i ndahet çështjes së Saimir Tahirit dhe patentave të tij të gjetura në makinën e Orest Sotës. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka publikuar një dokument, që sipas tij, kompania Kurum nuk pranonte transaksione cash, gjë të cilën e ka me vendim të posaçëm.


863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota nuk mund të përdoreshin për blerje hekuri nga kompania Kurum, pasi dokumentat zyrtare tregojnë se kjo kompani nuk mund të kryente asnjë transaksion me para kesh” – është shprehur Alibeaj.


Alibeaj vazhdos duke thënë se kjo alibi është një mashtrim për të mos treguar të vërtetën se paratë sikurse dhe patentat i përkasin Saimir Tahirit.

Orest Sota ka penguar drejtësinë duke mos thënë të vërtetën për pronësinë 853 mijë eurot të kapura në makinën e përdorur prej tij bashkë me patentat e Tahirit. Versioni i tij se me 863 mijë euro do blinte hekur në Kurum, është një mashtrim për të mos treguar të vërtetën se paratë sikurse dhe patentat i përkasin Saimir Tahirit. PD disponon dokumentet e gjykatës të qershorit 2017 se administratori i Kurum e kishte të ndaluar cdo transaksion kesh apo përmes bankës për shkak të falimentit” – tha Alibeaj. 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu