• |
ide | kryesore

Shefi i policisë i shpallur në kërkim, momenti kur festonte në lokalin Klement Balilit në Sarandë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Gjergji Kohila është një prej tre drejtuesve të Policisë së Shtetit për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar mandat arresti. Ai mbante detyrën e shefit kundër krimit të organizuar në policinë e Vlorës, ndërsa me origjinë është nga Delvina dhe njëkohësisht nipi i kryetarit të PS-së në Delvinë, Agron Kohila.

LAPSI.al sjell më poshtë një foto të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet Gjergji Kohila në shoqërinë e dy të rinjve të tjerë, teksa po festojnë në ‘Factory Club’ në qytetin e Sarandës, lokal nate në pronësi të Klement Balilit dhe ortakut të tij Timo Babi, me të cilin më vonë patën konflikte për administrimin e këtij biznesi.

Gjergji Kohila është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se mund të jetë larguar jashtë vendit. Deri në vitin 2013 ai ka qenë shefi i antidrogës në Policinë e Gjirokastrës. Më pas u transferua në Vlorë, ku dyshohet si i implikuar në trafikun e drogës me Habilajt.

©LAPSI.al 

 



1 Comment

  1. Doja qe tju informora se Factory eshte ne pronësi të z.Timo Babi Berti Dosti e ka mare me qera 5 vjecare dhe ka lidhje me Klement Balilit ,dhe jane proces gjigjsor per prishjen e kontrates e qirase per arsie mos perputhjen e detirimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *