• |
ide | kryesore

Vajzat e arrestuara për prostitucion në Shkodër mohojnë akuzat: Kemi patur punë të ligjshme

Lajme



Vajzat e arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni në Shkodër i kanë mohuar akuzat që janë ngritur kundër tyre. Gjatë seancës ku u vlerësuar masa e sigurisë kundër tyre, ato nuk e kanë pranuar faktin se punin si prostituta, por janë shprehur se ishi të punësuara aty në role të ndryshme.

Ne kemi qenë një grup shoqëror që nuk kemi asnjë lidhje me prostitucionin. Kemi qenë në lokal duke punuar, siç punon çdokush dhe duke ushtruar një veprimtari të ligjshme dhe asgjë tjetër. Kemi punuar te lokali kameriere apo edhe sanitare, ndërsa një pjesë janë edhe shoqet tona që vijnë për qejf”, – është shprehur njëra nga të arrestuarat.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër shprehet se ka siguruar prova të mjaftueshme me anë të përgjimeve dhe metodave speciale të hetimit për faktimin e aktivitetit të tyre. Shkatërrimi i grupit ishte pjesë e operacionit mbarëkombëtar “Forca e Ligjit” që synon asgjësimin e grupeve kriminale në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *