• |
ide | kryesore

Pas më shumë se 60 vitesh, Europa nis themelimin e ushtrisë së saj

Planet



Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini deklaroi se ideja e strukturë së përbashkët të sigurisë dhe bashkëpunimit të BE-së nuk është më një ëndërr.

Mogherni deklaroi në konferencën vjetore të Agjencisë Europiane të Mbrojtjes se 23 vende anëtare konfirmuan gatishmërinë e tyre dhe së shpejti ata do të bashkëoheshin në funksionalizimin e ushtrisë së re.

“Ndërtimi i një strukture të sigurisë së Bashkimit Evropian dhe të mbrojtjes. Kjo nuk është më vetëm një plan, kjo nuk është më një ëndërr, është realitet që është arritur.” –  u shpreh Mogherini.

“Pas më shumë se 60 vjetësh, Evropa më në fund ka një strukture mbrojtëse dhe sulmuese duke u bazuar në kapacitetet e veta” – tha Mogherini.

“Ne do të jemi në gjendje për t’iu përgjigjur mirë krizave, ose për ti parandaluar ato, ne do të jemi në gjendje për të forcuar aleatët e tonë, për të bërë qytetarët e tyre të sigurt. Të ndërtojmë një Evropë të sigurt në nivel kontinental dhe shumë të fuqishme.” – tha ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *