• |
ide | kryesore

Plagosja e policit/ Autorët i thanë “spiun” para se t’i vinin armën në kokë

Lajme, Të fundit



Zbulohet dinamika e plagosjes së policit të komisariatit nr 1 në Tiranë, Ermal Bregu, mbrëmjen e së martës në zonën e njohur si “Parku ” në kryeqytet. Autori i dyshuar i plagosjes është Daniel Manushi. 23-vjeçari është shpallur në kërkim bashkë me një shokun e tij i cili akuzohet si bashkëpunëtor.

I riu figuron kontigjent kriminal në skedarët e policisë së Tiranës. Manushi, me nënshtetësi gjermane njihej si problematik në zonë. 2 ditë përpara ngjarjes ai ishte përplasur me efektivin e policisë që banon në atë zonë. Sipas një kronike të transmetuar nga Tv Klan, efektivi 33-vjeçar në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë orarit të shërbimit.

Ai ka hyrë në një nga lokalet e zonës ku është përballur sërish me Manushin. Ai e ka fyer duke e thirrur “spiun” për shkak të detyrës që ka. Mes tyre ka nisur fillimisht një përballje verbale dhe më pas fizike që ka vijuar në rrugë. Në një moment 23-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë dhe ia ka vënë në kokë policit.

Ai e ka shmangur drejtimin e armës që është shkrehur 2 herë. Efektivi i policisë u plagos në dorë dhe në bark, por pas transportit në spital është jashtë rrezikut për jetën. 2 të rinjtë janë shpallur në kërkim dhe nuk gjenden prej mbrëmjes së të martës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *