• |
ide | kryesore

Gjykata lë në burg shkaktarin e aksidentit me eskortën e Kryeministrit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Korçës ka lënë në burg 29- vjeçarin Spiro Naçi, i cili u arrestua pak ditë më parë si shkaktar i aksidentit të eskortës së kryeministrit Rama, duke lënë të plagosur 3 gardistë;  K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ai deklaroi para gjykatës se i kërkonte ndjesë Gardës së Republikës dhe familjes së tij për rastin, duke theksuar se rrezikon humbjen e vendit të punës për shkak të masës së sigurisë “arrest me burg”.

“Ne vendin ku ndodhi aksidenti ka qene vija e ndërprerë që lejon parakalimin. Unë kam kryer parakalimin. Iu kërkoj ndjesë Gardës se pa dashje i kam shkaktuar shqetësim. Ndjesë i kërkoj edhe familjes time që i kam shqetësuar. Nuk jam dakord për masën arrest me burg sepse me rrezikon vendin e punës dhe do mbetem i papunë”, tha Naci.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *