• |
ide | kryesore

Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, niveli i ujit rrezikon të mbulojë makinat

Lajme, Të fundit



Në autostradën Tiranë-Durrës qarkullimi është bllokuar. Përballë karburant Kastratit niveli i ujit ka arritur mbi 0.75 metra. Disa makina raportohen të mbuluara nga uji, po ashtu shumë të tjera në trafik mbeten të rrezikuara.

Policia po përpiqet të devijojë qarkullimin e makinave në rrugën dytësore përballë me karburantin, por deri tani pa rezultat.

Policia rrugore bën thirrje që drejtuesit e makinave të jenë të kujdesshëm në këtë rrugë.

WhatsApp-Image-2017-11-30-a



3 Comments

  1. 26 fakte e rregulla që të ndihmojnë për të qënë një shqiptar më i mirë, e mbase një europian potencial:

    1 – mos i hidh plehrat në rrugë!
    2 – ka me mijëra etni, gjuhë, kombe e shtete në botë; ne jemi vetëm një prej tyre. Nuk jemi të veçantë dhe nuk ka bekuar Zoti!
    3 – gjuha jonë nuk është më e vjetra në Europë, por dhe po të ishte, kjo s’do ndryshonte asgjë në realitetin tonë!
    4 – lahu më shpesh, dhe përdor anti-djersë!
    5 – nëse politika është kurvë, kupto që je ti që e mban me punë e me lekë!
    6 – mëso të qëndrosh në rradhë, mos shty e mos iu ngjit atij që ke përpara!
    7 – mos e kalo rrugën si dele, respekto semaforët dhe vijat e bardha!
    8 – ndiz sinjalet e makinës se s’jemi të gjithë telepatikë në timon!
    9 – mos shurros e mos dhit në ambjente publike!
    10 – mos ulërit vend e pa vend! Veçanërisht në ambjente publike, mbaj ton zëri normal e të moderuar!
    11 – pogonishtja pas 5 xhirove të para bëhet tejet e përsëritshme dhe e lodhshme!
    12 – uji dhe dritat nuk janë falas, ashtu si dhe shumica e sherbimeve që i kërkon por nuk i paguan!
    13 – mos vish çorape të bardha! Mos vish më shumë se tre ngjyra, se s’je ylber!
    14 – As Aleksandri i Madh as Napoleoni nuk kanë qënë shqiptarë, por dhe po të ishin, kjo s’do ndryshonte asgjë në realitetin tonë!
    15 – mos u ngri nga vendi pa ndaluar avioni, dhe mos nxito të dalësh i pari, se s’ti merr njeri bagazhet!
    16 – zbatoje ligjin edhe kur nuk të sheh njeri.
    17 – kur përdor tualet publik, pastro pasi të kesh mbaruar punët e tua!
    18 – gruaja është e barabartë me burrin! PIKE! Dhe në ca gjëra është shumë herë më e aftë se ai! PIKE!
    19 – mos krruaj hundët në publik!
    20 – fakti që kemi lindur në të njëjtin njësi administrative (po po, me ju skrapallinjtë, tepelenasit, apo dibranët e kam) nuk na bën as më të aftë, as më të afërt, as më të mençur se të tjerët!
    21 – natyra, bregdeti, klima, historia, trashëgimia kulturore e vendit tonë janë tërësisht mesatare dhe nuk kanë asgjë të veçantë. Sa më shpejt të biem dakort me normalitetin dhe mesataritetin tonë, aq më shpejt do e kuptojmë që na duhet shumë punë për të ecur përpara!
    22 – JO, shqiptarët nuk janë kombi më i vjetër në Europë! As rraca më e bukur e më e pastër! Mësohuni me këtë fakt!
    23 – lexo më shumë dhe merru më pak me llafe! Thashethemi s’ka asnjë lloj vlere!
    24 – sillu mirë me fëmijët e tu, mos i ulërit e mos i rrih, veçanërisht në publik!
    25 – mos shpenzo para që nuk i ke për një dasëm, makinë apo rroba që xhepi s’ti mban!
    26 – mos u kap me duar me shokun për të vendosur se kush do paguajë faturën!

  2. 27

    Mos harro qe do vdesesh. Dhe ne castet e fundit do e kuptosh se cfare ke qene, po do jete vone. Deri atehere, ndiq kto 26

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *