• |
ide | kryesore

Përmbytjet u paralajmëruan/ Rama ngushëllon familjen e elektriçistit që humbi jetën

Lajme, Të fundit



Mesazhin e tij në ERTV për banorët pranë Vjosës, Edi Rama e nisi me një falenderim për Lulzim Bashën.
“Dua të falenderoj Lulzim Bashën që dje shprehu mirëkuptimin për të ndërprerë diskutimet që ishin në rendin e ditës për buxhetin nga ana e opozitës dhe për të na dhënë mundësinë të mbyllim seancën në një kohë të arsyeshme që të ishim në krye të detyrës” tha Rama. Kreu i qeverisë pranoi se situata ishte e paralajmëruar, madje do të bëhet më keq në zonën pranë Vjosës, por burimet njerëzore në këto raste janë të kufizuara, u shpreh Rama, që shprehu ngushëllimet për familjen e elektriçistit që humbi jetën natën e kaluar.
“Situata ishte e paralajmëruar, fuqitë njerëzore sado të mëdha në këto raste janë të kufizuara. Deri tani falë operacioneve të shpëtimit gjatë natës që ka qenë shumë e vështirë është siguruar të mos kemi humbje në jetë njerëzish. Fatkeqësisht ka humbur jetën një punonjës i OSHEE-së në krye të detyrës. Dua t’i shpreh ngushëllimet familjes me shpresën se do t’i shpreh mirënjohjen më të thellë sy më sy për njeriun që ndërroi jetë duke i shërbyer shtetit. Dua të përsëris apelin për të gjithë qytetarët në zonat e prekshme, parashikohet fryrje e mëtejshme dhe masive e lumit të Vjosës, nga prurjet që vijnë nga jashtë kufirit dhe sjellin prekjen e shumë zonave në këtë pellg, në mënyrë që të jenë vazhdimisht të vëmëndshëm dhe t’i përgjigjen kërkesës së strukturave për t’u evakuuar dhe spostuar. Të shpëtojmë jetët e njerëzve, të shpëtojmë sa të mundemi bagëtite dhe pastaj pjesa tjetër është momenti i bilanceve”, tha Rama.
Kryeministri shoqërohej nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako. Ra në sy se të gjithë zyrtarët që shoqëronin Edi Ramën ishin pa çadër dhe lageshin në shi ndërsa ecnin në rrugë.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *