• |
ide | kryesore

Enca-Noizy, Roza Lati-Aurela Hoxha, sherret më të spikatura të 2017-ës (Foto)

F1, Paparazzi



Vitit 2017 po I vjen fundi. Shtatëzanitë, lindjet, martesat dhe debatet mes yjeve të shoëbizit shqiptar kanë qënë mjaft të bujshme, duke zënë vendet e para në faqet e medias rozë. Por le të ndalemi pak te sherret mes vipave që u lakuan gjatë.
Enca-Noizy
Një nga debatet më të spikatur për këtë vit qe ai mes Encës dhe Noizyt. Ishte deklarata e Encës duke thënë se suksesin e ka arritur vetëm, ajo që nxehu gjakrat mes saj dhe Noizy-t. Reperi e ka përjashtuar Encën nga grupi “OTR” dhe mardhënia e tyre nuk vijoj më.
Noizy-Enca-780x439.jpg
Roza Lati-Aurela Hoxha
Duke vijuar më tej me sherrin që zgjati disa ditë mes dy vajzave Aurela Hoxha dhe Roza Lati. Një koment I kësaj të fundit për pushimet e Aurelës ishte fillimi I debatit. Roza u shpreh se sponsori për udhëtimet e fashion blogeres ishte I dashuri I saj. Ky debat zgjati për ditë me radhë, ku dy vajzat hodhën kunja për njëra-tjetrën.

Kelvi Kadilli-Ermal Mamaqi
“A e bën çiçin në dush” ishte pyetja që në çdo intervistë Kelvi Kadilli ia bënte të ftuarve. Disa kohë më pas kjo frazë u përdor dhe nga Ermal Mamaqi në emisionin e tij të përjavshëm. Pas asaj puntate reagimi I Kelvit ishte I menjëhershëm, ku u shpreh se Ermali po e kopjonte. Por dhe ky I fundit nuk e la me aq duke thënë se as nuk e njihte Kelvin. Kjo ka bërë që dy moderatorët të nisnin një debat në rrjetet sociale.

Fjolla Morina-Adelina Ismaili
Sherri mes dy vajzave nisi pas deklaratës së Adelinës, e cila u shpreh në një intervistë pa përmendur emra se shoëbiz-i aktual shqiptar është i zhytur në prostitucion dhe pastrim parash. Fjolla Morina ka reaguar ashpër pas kësaj deklarate, duke thënë se Adelina ka qenë e para që e ka shndërruar skenën e estradës në këtë gjendje.

Dasara Karaiskaj-Egla Harxhi
Sherri mes gazetares Dasara Karaiskaj dhe modeles Egla Harxhi, ka ardhur pasi Dasara është shprehur se Egla sjell një “shthurje” në shoqërinë shqiptare. Elga iu kundërpërgjigj duke thënë se do e çonte çështjen në gjykatë pasi gazetarja e ka sulmuar. Debati mes vajzave është ndezur sërish kur Egla ishte e ftuar në “Zonë e Lirë”, dhe e pyetur për Dasarën, modelja është shprehur se nuk ja vlen të flasë për të. Nga ana tjetër Dasara, ka shkruar në rrjetet sociale “Sa intelektuhale është kjo vajzë”.

©LAPSI.AL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *