• |
ide | kryesore

Gazeta serbe alarmohet nga vëllezërit shqiptarë me pozita të larta në Shtepinë e Bardhë e Pentagon

Lajme, Të fundit



“Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë”. Me këtë titull e nis ditën gazeta serbe “Serpski Telegraf” në numrin e sotëm. Kjo gazetë shkruan për dy vëllezërit shqiptarë nga Prishtina në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon, Ylber dhe Ylli Bajraktari.

Duke punuar për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, vëllezërit Bajraktari shoqërojnë udhëheqësit e agjencive të tyre në të gjitha udhëtimet ndërkombëtare. Vëllezërit Bajraktari janë zhvendosur në Amerikë nga Prishtina, pasi kjo e fundit u shkatërrua nga lufta dhe tani kanë arritur të marrin pozita të larta në Shtepinë e Bardhë dhe Pentagon.

Tani ata janë në qendër të zgjidhjeve të një sërë problemesh botërore dhe shefat e tyre i informojnë ata për zhvillimet në politikën e jashtme. Ata kanë qasje në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe në të dhënat e inteligjencës, – shkruan gazeta serbe.

Gazeta serbe transmetoi gjithashtu deklaratën e Karl Vug, dikur këshilltar i Obamës për sigurinë kombëtare.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar një histori për dy vëllezërit të cilët luajnë një rol të tillë të ndjeshme prapa skenës në Pentagon ashtu si vëllezërit Bajraktari” – tha Karl Vug.

Ylli Bajraktari është aktualisht dora e djathtë e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, Herbert Raymond Mackmaster, në Shtepinë e Bardhë. Ndërsa Ylber Bajraktari është drejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Politikat e Mbrojtjes.

Mësohet se zv/presidenti Mike Pence, gjatë vizitës se tij në Serbi, kishte ardhur më vëllëzerit Bajraktari dhe gjatë vizitës se presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, zv.presidenti Mike Pence i kishte prezantuar Thaçit dy vëllezëzit nga Kosova si dy bisnikët më të mëdhenj të SHBA-ve.

“Z. President, tani unë kam nderin t’ju informoj se dy të rinj nga Kosova punojnë me ne në Shtëpinë e Bardhë”, – kishte thënë zv/presidenti amerikan Mike Pence.

 



3 Comments

  1. Ketyre vellezerve shqiptar, bravo ju qofte qe kane mbritur ne keto nivele te politikes amerikane dhe kjo eshte vetem e vetem per meritat e tyre……por per Shqiperine apo bejne gje te mire si psh…..tja u bejne te qarta stafit te presidentit se ne Shqiperi ka gadi 5 vjete qe po drejton MAFIA dhe e ka bere vendin e prodhimit te groges dhe trafikimit te saja me te madhin en Europe, qe e ka mbushur administraten me hajdute dhe te lidhur me krimin, qo njerezit mendojne se si te ikin nga vendi se nuk durojne dote MAFIAn dhe varferine qe po ju sjell kjo qeverisje, qe hair ne para dhe kariere po bejne kriminelat dhe kurvat….etj etj fatkeqesi te ketij mileti…….mire do te bejne te shpenzojne pak kohe dhe ti bejne te qarta keto qe po ndodhin ketu….

  2. Ari eshte perfaqesues me I zgjuar i shqupit sesa goni .Or palle gomari ,nuk pjerdhin amerikont per ndarjet politike brenda shqiperise por perkrahin popullin shqiptar pa dallime partiake.

  3. pse te tremben serbet ,nga shqiptaret ,vetem te ndershmit nuk kan perse te tremben ,ato qe nuk kerkojne ate qe su takon dhe kujt nuk i bejne padrejtesi,,erdhi koha te binden sllave qe padrejtesia ka nje cmim qe pacmangeshem paguhet ,per 100vite shqiptareve ju kan sjellur deme katastrofike qe kthimi trojeve te paracoptimit etnik eshte minimalja kurse kostot e historise per cdemtim ,do ti mbaje penge sllave ne pergjegji si koncesion i cdemtimit historik 100vite aq sa na mbajten ato ,bindjet serbet sllavet vin nga alaska e dikureshme tani alasken e leshoj uji dhe po popullohet perendimi ka interese gjeresie gjografike ,keshtu qe amerika ka interese ti perkrahe shqiptaret bashkoje trojet por kjo sjell dhe cdemtimin historik,kesaj tai duhet ti friksohen sllavet qe padrejtesia pacmangeshem ka cmim qe paguhet por ,qe cmimi ndalet me drejtesi hak ndjese ,keta nuk kthyen trojet shqiptare dhe te kerkonin ndjese qe te ndalnin koncesionin ,e ti mbajne shqiptaret mbi kurrize 100vite te tjera ,,tani me duke rrezikohet koncesioni keshtu eshte padrejtesia i shtohet perqindja kostos cdo dite si kredis bankare dhe ne fund te ben te kapitullosh kurse drejtesia ka cdo pozitivitet dobi zgjillje shpetim sllavet kerkuan humbjen ate e kan prezent

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *