• |
ide | kryesore

Basha fton Ramën në festën për 27 vjetorin e themelimit të PD-së

Lajme, Të fundit



Paartia Demokratike feston më 12 dhjetor 27 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast do të organizohet një ceremoni festive. Sic mëson Lapsi.al për këtë event i ka shkuar ftesë edhe kryeministrit Edi Rama. Nuk dihet ende nëse ai do të shkojë apo do të dërgojë ndonjë përfaqësues tjetër të PS-së. Po qe se nisemi nga qepallat e famshme të 18 majit për marrëveshjen që i dha fund krizës politike, ka gjasa që Rama të shkojë në festën e PD-së, ndonëse për atë marrëveshje të dyja palët e kanë pranuar që është thuajse e vdekur.

Duhet thënë se faktikisht ftesat e ndërsjellta sa herë PD e PS kanë festën e themelimit janë dicka e zakonshme në Shqipëri. Ndonëse liderat kryesorë kanë munguar në festën e kundërshtarit të tyre, ata kanë dërguar ndonjë përfaqësues. Në përgjithësi PS-ja conte te festa e PD-së ish-deputeten Arta Dade apo Pandeli Majkon, ndërsa PD-ja conte te festa e PS-së Tritan Shehun apo Halim Kosoven, i cili mori pjesë në festën e fundit të socialistëve. Sidoqoftë le të presim datën 12 dhjetor për të mësuar se kush do të shkojë nga socialistët në festën e PD-së.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *