Partia Socialiste do të zgjedhë ditën e hënë pasuesin e Adriatik Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme. Tre ditë kohë duhet t’i mjaftojnë kryesocialistit Rama për të përcaktuar se kush është i preferuari i tij mes kandidatëve, Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani.
Duke u tërhequr nga procesi, opozita ka nxjerrë zbuluar degradimin e procesit të zgjedhjes së kreut të organit të akuzës, që për momentin ka në dorë dosje të nxehta si ajo e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, privatizimin e CEZ etj. Në ditët e ardhshme, pritet të vendoset se kush nga kandidatët do ta bindë Edi Ramën se është “i denjë” për t’u caktuar Prokuror i Përgjithshëm me votat e Partisë Socialiste, që kërkesat e saj nga prokuroria i ka bërë tashmë publike.