• |
ide | kryesore

Berisha denoncon: U qëllua me armë në një lokal në Shkodër, policia hesht se është miku i deputetit

Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një oficerit të policisë kriminale në Shkodër që flet për mbyllje çështjes me ndërhyrje nga lart.

Berisha ironizon operacionin “Forca e ligjit” dhe shkruan se policia e Shkodrës kontrollohet nga bandat e partisë. Sipas denoncuesit, disa ditë më parë në një lokal në Shkodër një person ka qëlluar me armë, por kur është bërë identifikimi i autorit, policët në terren kanë marrë urdhër të mos merren me këtë çështje. Denoncuesi thotë se autori ka ndihmuar deputetin e PS Luan Harusha në zgjedhje. Ai jep edhe emrat.


Më së fundi ja një rezultat spektakolar i operacionit forca e le…!
Qytetari dixhital denoncon: Kontrollin total të policisë së Shkodrës nga bandat e partisë të lidhura direkt me Noriegën! sb

“Mirëmbrëma doktor. Unë që po të shkruaj jam një oficeri i policisë kriminale në Drejtorinë vendore qarkut Shkodër. Para 5 ditësh jemi njoftuar me radio nga salla operative se në lokalin E**** në qendër të qytetit Shkodër është qëlluar një person me armë zjarri pistoletë. Menjëherë kemi shkuar me disa kolegë në vend ngjarje duke mbledhur informacion. Pasi arrita të identifikoj autorin e kësaj ngjarje kontaktoj me drejtuesit e policisë dhe çuditërisht më vjen urdhri nga ato që mos të vazhdoj të merrem me këtë ngjarje. Autor i kësaj ngjarje është shtetasi Safet Bajri i cili ka qenë duke pirë në këtë lokal dhe është afruar një tavoline tjetër ku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Erdis Ishmi disa herë. Ai ka ndihmuar Luan Harushën për vota, ku ky i fundit ka marrë drejtuesit e policisë duke i urdhëruar që mos të merren me këtë ngjarje. Jemi shumë të indinjuar se kjo ngjarje ishte komplet e zbuluar pasi kishim dëshmitarë në lokal dhe pamjet filmike dhe nuk kemi mundur të vazhdojmë me procedurën hetimore për shkak se ky shtetas ka punuar për fushatë dhe partia i ka detyrime që ta lej të lirë të qëllojnë njerëz me armë si dhe të vendosin gjoba biznesmenëve në Shkodër. Drejtuesit e policisë rrinë urtë duke marrë edhe ryshfet për të mbyllur gojën nga krimet që bëjnë fisi i Bajrave.” – shkruhet ndër të tjera në postimin e Berishës.

 

 

4 Comments

  1. Njeher fotograf digital, njeher qytetar digital, njeher oficer digital. Le nam o zoteri sti ha me njeri kto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu