• |
ide | kryesore

‘Sheraton’ largohet nga Shqipëria (FOTO)

Kryesore, Lajme



Rrjeti i njohur i hotelerisë që prej 14 vitesh ishte prezent edhe në Shqipëri, do të largohet nga vendi tonë në muajin janar. Është fjala për ‘Sheraton’. Lajmin e njofton Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA). Përmes një deklarate për media, kjo shoqatë e konsideron këtë zhvillim shumë negativ dhe paradoksalisht vjen në një kohë kur qeveria sapo mori masat e saj për të stimuluar pikërisht hotelet e rangut të Sheratonit, duke i hequr TVSH-në.

“Sheratoni (që një vit me parë u ble nga grupi më i madh hotelerik në botë Marriott) është një emër shumë serioz dhe me peshë në grupet e zinxhirëve hotelerik. Për 14 vite me radhë Sheraton Tirana i besoi emrin e vet, një destinacioni problematik dhe me imazh shumë të cënuar sic ishte Shqipëria, duke riskuar në kosto të imazhit dhe biznesit të vet, imazhin e një vendi ku s’kishte shkelur asnjë zinxhir hotelerik më parë. Për më tepër në 2003 kur Sheratoni vendosi të vinte në Tiranë, shumë pak kryeqytete në rajon kishin hotele brand të këtij niveli. Madje edhe sot e kesaj dite Sheraton nuk ka çdo vend fqinj”, thuhet në reagimin e Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve & Agjencive Turistike.

“Nuk jemi të sigurt sesa rol mund të luante qeveria për të frenuar ikjen e të vetmit hotel brand në vend, por jemi të sigurt qe nuk mund te bente indiferentin por te ishte nje nga aktoret kryesor ne tavolinën e bisedimeve. Sepse përpara se të kërkohen hotele brand të reja, duhen mbajtur ato pak që kemi aktualisht”, vijon reagimi i shoqates.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme nga ndërtesa e hotelit të njohur në kryeqytet, është hequr edhe stemën, sikundër shihet në fotot që sjell më poshtë LAPSI.al

“Sheraton’ ka qenë për vite me radhë një pikë referimi në kryeqytetin shqiptar. Largimi i këtij brandi të njohur nga Shqipëria me siguri nuk është një ngjarje që ndodh për herë të parë. Investitorë të tjerë të rëndësishëm janë larguar ndër vite. I fundit në serinë  e tyre ka qenë libanezo-amerikani Fad Mitri, i cili iku me barrelë nga Rinasi para një viti, pasi ishte dhunuar më parë nga persona që nuk e lejonin të ndërtonte resortin në Gjirin e Lalzit.

Ndër vite ka pasur edhe largime të tjera.  Sipas vëshgimeve të hollësishme që revista ekonomike “Monitor” i ka bërë shifrave zyrtare për vitin 2016, numri i ndërmarrjeve të përbashkëta ka rënë me 5.2 % . Plot 13 shtete të Europës perendimore kanë pësuar tkurrje të parave që ndërmarrjet e tyre kanë investuar në Shqipëri. Kështu gjatë vitit të shkuar janë mbyllur 153 ndërmarrje greke, 91 italiane,dhe 37 gjermane. Në rënie kanë qenë dhe bizneset nga Kanadaja dhe Amerika, me përkatësisht -29 dhe -19 subjekte të mbyllura.

 

©LAPSI.al 

 



8 Comments

  1. Bravo Rambo! Na kujton vitin e bollshem” 1996, kur Austria vendosi regjimin e vizave me Shqiperine(deri ne 1996 shkonim aty pa viza), dhe kur Lufthansa largohej nga Shqiperia, ne po ate vit……

  2. Eshte mese normale, kur ke nje qiviri qe me shume promovon bordellot dhe mejhanet, kuptohet qe nuk ka vend per njerezit por per pjellat e se keqes qe po e mbysin kete vend…

  3. Kjo eshte pasoje e votes kunder Presidentit te SHBA ave dhe shtetit t ‘Izraelit. Pasojat me te medha ne ceshtjen e epolitikes dhe ekonomise vijne me vitin 2018. Politika e Rames nuk qendrone larg filozofise se Enver Hoxhes .

  4. Ore ,po si nuk flet asnjeri qe pronari i Sheratonit e ka marre vleren e ketij objekti mbi 20 here,Emri sheraton u hoq sepse atje nuk ka inverstim ose rinovim prej me se 10 vjetesh,te vjen turp te shkosh brenda,ngrohja punon me copa,kondicionieri here here,paisjet jane bere te vjetra si ne mejhanet ,sa here i thonin pronarit per keto nuk fliste por nderronte menaxherin.Mak albania ndertoi pa dogane mbi 5 objekte dhe i shiti me “me humbje disa milioneshe” sepse Saliu i dha gjithe Shqiperine ketyre arabeve edhe linjen ajrore keta e kishin,por iken ..ku i dihet ku fle lepuri ,.. se per te humbur as qe behet fjale me keta xhambaze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *