Mediat italiane kanë dhënë detaje të reja nga kapja e një gomoneje me 600 kg kanabis nga ana e Guardia di Finanza mbrëmjen e 31 dhjetorit në afërsi të Brindisit. Në pranga u vu italiani D.A. 37 –vjeç dhe A.G. 54 vjeç nga Vlora. Të dy janë vënë në pranga për trafik ndërkombëtar droge. sipas të njëjtave burime gomonia u pikas nga njësitë e kufirit të Guardia di Finanza.
Ato kanë thirrur në ndihmë edhe forcat e operacionit “TRITON 2017” të agjencisë “Frontex”. Gomonia 6 metra e gjatë kishte motorë të fuqishëm pasi pavarësisht ngarkesës lëvizte me shpejtësi. Pas ndalimit në bord u gjetën 41 pako të mbushura me kanabis me peshë totale 605 kg vlera të cilës arrinte në 6 milionë euro.
Gjatë vitit 2017 janë sekuestruar 36 ton kanabis në Itali i nisur nga Shqipëria. Janë arrestuar 52 skafistë dhe 26 persona të tjerë bashkëpunëtorë. Vetëm në 31 dhjetor u kapën 2 gomnone me mbi 2 ton kanabis. ©LAPSI.al