• |
ide | kryesore

Ballist Morina drejt Serbisë? Flet ministrja serbe e drejtësisë

Lajme, Të fundit

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nele Kubureviç u shpreh se ka pak gjasa që Ismail ‘Ballist’ Morina të Ekstradohet në Serbi. Kjo, pasi afatet ligjore janë plotësuar, por ekstradimi ende nuk është kryer.

Kubureviç u shpreh për “Blic” se nuk ka informacion nëse homologu i saj kroat do të marrë vendimin për ekstradimin e Ballistit.

Morina është në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori i vitit 2017, kur u arrestua pas një urdhër arresti serb për shkak të hetimit të nisur në Beograd në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri në nëtor të 2014, ku Ballisti ngriti dronin që solli ndërprerjen e ndeshjes. Mbi shqiptarin rëndon akuza për veprën penale lidhur me urrejtjen racore, fetare dhe kombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu