• |
ide | kryesore

Basha: Rama i pashpirt, gënjeu 12 vjeçaren e sëmurë me diabet!

Lajme, Të fundit



Vajza në foto është Damian Bakiu. Në mesin e nëntorit, Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë dhe kameramanët e ERTV bëri një vizitë në shtëpinë e saj për t’i premtuar se në janar do të rimbursohen fishat e diabetit, që kushtojnë 100 mijë lekë në muaj.
Janari erdhi dhe Lulzim Basha priti 4 ditë për të bërë denoncimin.

“Damiana dhe 1500 fëmijët e sëmurë me diabet do të vazhdojnë të blejnë 100 mijë lekë çdo muaj fishat e diabetit, sepse klanet e tregut miliarder farmaceutik, klientë të Edi Ramës, nuk kanë rënë akoma dakord si do të ndajnë fitimet nga Lista.

Fëmijët me diabet nuk janë të vetmit që janë mashtruar nga Edi Rama. Ai bëri fushatë elektorale me premtimin se mijëra shqiptarë do të përfitonin nga zgjerimi i Listës me 30 ilaçe të reja me fokus tek sëmundjet me përhapje të gjerë si ato të zemrës dhe të veshkave. Është e qartë se edhe këta mijëra shqiptarë janë peng i pazareve të pambyllura të klientëve të Edi Ramës me Listën e Barnave të Rimbursueshme” shkruan Basha në rrjetet sociale.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, gjendja e spitaleve është skandaloze. Ky vit ka nisur keq edhe për spitalet dhe qendrat shëndetësore, sepse paratë kanë shkuar për konçensione, thotë ai.

“Ne Shqipëri ka rreth 500 raste të reja çdo vit me kancer gjiri dhe kjo sëmundje është shkaku kryesor i vdekjes tek gratë.

Por dy analiza jetike për gratë e sëmura me kancerin e gjirit, për diagnostikimin dhe kurimin e tij, nuk kryhen më në QSUT. Ky shërbim jepet vetëm në spital privat dhe kushton 200 mijë lekë.

Prej 3 vjetësh, gratë që bëjnë mamografitë në shërbimin publik ambulator, nuk marrin përgjigje për analizat, sepse flitet se ky shërbim do të jepet me konçesion. Derisa Edi Rama të vendosë për këtë, shumë gra mund të kenë vdekur nga mungesa e një përgjigjeje elementarë, janë apo jo me kancer.

Sot, më buxhetin e vitit 2018 qeveria ka parashikuar të paguajë 40 milionë euro në vit për konçesionet e 4 klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Nëse Rama do t’i ndërpriste sot këto konçesione korruptive, 40 milionë euro do të mjaftonin per të mbuluar nevojat me pajisje dhe barna për të gjithë spitalet e Shqipërisë.

Por kryeministri i krimit, drogës dhe votave të blera nuk do ta bejë këtë, sepse ai nuk jep askund llogari për aktet e tij. Prandaj, është detyrë e secilit prej nesh të mos mbetemi tek urimi pesimist “Zoti na ruajtë”, por të bëjmë gjithçka për ta ndaluar Edi Ramën të dëmtojë më shumë shëndetin tonë! E vetmja kurë e plotë dhe përfundimtare për vendin është largimi i tij!” përfundon Basha denoncimin e tij.



1 Comment

  1. qelbesirave si anonimus ,rimi,astrid nukk u duhen bara zpto basha,ketyre ju mjafton muti qe u jep negjmija,spatzak braho,ruqi,xhafa,kristaq e olsi rama,mutin mjalt ju ka berr kokaina e kanabisi i balilit dhe tahirit.75 vite krymb qenefi negjmije ku ka dhjer stalini dhe ende stoik ,qelbesirat,bastardet e kokpalaret e metes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *