• |
ide | kryesore

VIDEO/ Spalletti sherr me gazetarët pas ndeshjes: Këtë e di edhe mamaja ime…

Sport, Video

Luciano Spalletti nuk i ka përmbajtur dot nervat në fund të ndeshjes së Interit me Fiorentinën ku skuadra e tij u nda vetëm me një barazim. Në fillim Spalletti komentoi ndeshjen.


“Nuk kemi qenë edhe aq me fat gjatë javës. Nagamoto ka qenë me grip, Ranocchia gjithashtu ka luajtur me probleme. Më pas skuadra ka humbur disa topa të thjeshtë në momente që nuk duhet të ndodhnin. Ndonjëherë na mungon forca e nevojshme dhe shpirti i duhur në përballimin e dueleve.


Jemi paksa në vështirësi në këto momente. Kemi pësuar 4-5 kundërsulme nga topa të humbur në mënyrë banale në mesin e fushës. Arritëm të kalonim në avantazh, por Fiorentina e meritoi barazimin” – tha Spalletti në mikrofonin e Premium Sport në fund të ndeshjes.

I pyetur për merkaton nga të ftuarit në studio, trajneri nuk e ka përmbajtur nervozizmin.

“Nuk mundem më. Thoni çfarë të doni… Nuk di çfarë të them. Nuk flas, sepse jam po unë që më duhet të shkoj në dhomën e zhveshjes dhe tu them djemve që janë skarco. Çfarë të bëj? Gjykoni ju, unë mendoj vetëm për punën. Sigurisht që edhe disa vështirësi objektive janë dhe është e kotë që ta fsheh.

Në këtë moment nuk jemi në pikën më të mirë të gjendjes. E shohin të gjithë që mungon një mbrojtës qendre dhe është e kotë që të lodheni duke analizuar çdo lëvisje timen. E di edhe mamaja ime që nga nisja e sezonit që na mungon një mbrojtës dhe nuk ka nevojë të ma bëni 100 mijë herë një pyetje” – tha trajneri i nervozuar. ©LAPSI.al

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu